Kryesore

Studentët vijojnë protestën, thirrje të bojkotohet mësimi online














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 03/11/20 |
mapo.al

Studentët kanë dalë sot paradite sërish në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të kundërshtuar mësimin online.






Ndryshe nga dje ata po respektojnë distancimin social, ndërsa mbanin edhe maskat mbrojtëse nga COVID.


Studentët kërkojnë rinisjen e mësimit në auditore, ndërsa paralajmërojnë bojkotimin e mësimit online.









“Është absurde të qëndrojnë restorantet e lokalet hapur e jo universitetet, atëherë po shkojmë në lokale. Kush na garanton se pas një muaji nuk do vijojmë sërish me mësimin online?”, tha një djalë protestues me megafon.



Studentët paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën derisa Ministria e Arsimit  dhe qeveria të kthejnë Aktin Normativ që i mban ata larg auditoreve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas