KMR

Studim/ Kardiologët: Përmirësimi i sistemit kardiovaskular përmes alternativave pa tym








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:42 - 05/02/20 |
mapo.al

Shoqata Europiane e Kardiologjisë ka publikuar së fundmi një studim të mjekut kardiolog Dimitris Richter, mbi efektet e alternativave të duhanpirjes në shëndetin kardiovaskular.


Sipas Dr. Richter, i cili është dhe drejtues i departamentit të kardiologjisë në Euroclinic në Athinë, Alternativat e reja të duhanpirjes si cigaret elektrike dhe pajisjet e duhanit me ngrohje janë zgjedhje më të mira për pacientët duhanpirës që nuk e lënë dot.


“Kardiologët duhet të vazhdojnë të insistojnë që pacientët e tyre të heqin dorë plotësisht nga pirja e duhanit, në çdo formë. Megjithëse kjo këshillë është një domosdoshmëri për pacientët që kanë pirë duhan për shumë vite, ka dhe do të ketë gjithmonë një pjesë të pacientëve që nuk munden ta lënë duhanin. Në këto raste, pajisjet e Ecigs dhe duhani me ngrohje mund të jenë të dobishme për të lehtësuar efektet e pirjes së duhanit”.
Në studimin e tij, dr Richter sqaron se për shkak se pajisjet që ngrohin duhanin (HNB), pa e djegur atë, lëshojnë nivele të reduktuara të toksikantëve në krahasim me cigaren.


Përbërësit e dëmshëm dhe potencialisht të dëmshëm (HPHC) të matur në aerosolin e çliruar nga HNB, duke përfshirë ato që ndikojnë si kancerogjene, ose në sistemin kardiovaskulare, riprodhues, zhvillues dhe toksikantë të frymëmarrjes, janë ulur me më shumë se 90%, krahasuar me nivelet që gjenden tek tymi i cigares.


Sipas tij, në një seri provash klinike të rastit, u tregua se shënjuesit e ekspozimit ndaj HPHC-ve zvogëlohen ndjeshëm te duhanpirësit që kalojnë plotësisht në HNB pas vetëm pesë ditësh. Këto ndryshime u regjistruan në një ambient ambulator, për një periudhë prej tre muajsh, tek duhanpirësit amerikanë që kaluan në HNB.


Kur bëhet krahasimi i parametrave që lidhen me sistemin kardiovaskular midis duhanpirësve të vazhdueshëm të cigareve dhe duhanpirësve që kishin kaluar në pajisje HNB, vërehet një përmirësim statistikisht të rëndësishëm.
Dr Richter shpjegon se “Përmirësimi i funksionit kardiovaskular pas kalimit në pajisjet HNB u konfirmua në një studim tjetër të kohëve të fundit që tregon se zëvendësimi i cigareve konvencionale me pajisje HNB rezulton në përmirësim të deformimit të barkushes të majtë (LV) të miokardit. Gjithashtu u vërejt dhe një sërë përmirësimesh si elasticitetit të aortës, e të tjera brenda një afati kohor një mujor”.

Në këtë studim, dr Richter mbështet dhe vendimin e marrë nga FDA (Administrata i Ushqimit dhe Barnave), për autorizimin e IQOS, një pajisje HNB për tregun amerikan si i përshtatshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Ky vendim I FDA vjen pas rishikimit rigoroz të dëshmive dhe konsideratave kryesore, se produktet HNB si IQOS prodhojnë më pak ose nivele më të ulëta të disa toksinave krahasuar me cigaret me djegie.

Ndërsa nuk ka dyshim se të gjitha alternativat e reja të duhanit nuk janë totalisht të parrezikshme për shëndetin, sipas tij, ka dëshmi në rritje se ato janë më pak të dëmshme se cigaret konvencionale.

 



Pas