Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Studime në kohë pandemie…UET diplomon studentët Master 2021-2022

by us er1
28/10/2022
in Kryesore, Universiteti
0

Gjashtëqind studentët që nisën studimet Master në UET,  gjatë periudhës së pandemisë, e kurorëzuan rrugëtimin e tyre  duke u diplomuar. Ata patën mundësinë e një ceremonie festive dhe hedhjen e kapelave, të cilën as e imagjinonin në mes të izolimit, dy vjet më parë. Në këto kohë sfiduese ku zhvillimet e shpejta të teknologjisë, kërkojnë përditësim të vazhdueshëm të dijeve, presidenti i Universitetit Europian të Tiranës i këshilloi të rinjtë të mos shkëputen nga universiteti, nëse duan të jenë konkurrues. I ftuar nderi në këtë ceremoni  ishte aktori Florian Binaj, i cili i inkurajoi të rinjtë në rrugën drejt tregut të punës

Këtë kapele formalisht do ta hedh dy herë, tha një prej gjashtëqind studentëve, gjatë ceremonisë së diplomimit Master. “Sepse ne nuk patëm mundësi të bënim një ceremoni të tillë në Bachelor”.



Denada Rada është ndër ata studentë që të dy ciklet e studimit i ka kryer në Universitetin Europian të Tiranës, ndërsa asaj dhe kolegëve që dje hodhën kapelat e diplomimit në një festë të madhe dedikuar atyre, u ra të studionin në kohë sfiduese.

Ata e nisën ciklin e dytë të studimeve, ndërsa auditorët  u zbrazën, rrugët u shkretuan dhe jeta siç ishte para pandemisë u bë thuajse një ëndërr e së shkuarës, me frikën se nuk do të kthehej më.

Mungesa e kontaktit fizik, gjatë izolimit që shkaktoi pandemia e koronavirusit, ishte demoralizuese, pranojnë sot studentët. Por me sfidat lindën edhe mundësië  e reja. “Një grup whatsapp-i me 120 studentë të Masterit Shkencor nuk është parë ndonjëherë’, pohoi Ola Osmënaj, e diplomuara me rezultate të shkëlqyera në ciklin e dytë të studimeve, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike, në UET.

Një sfidë që u zbuloi mësimin online, por edhe mbështetjen për njëri-tjetrin gjatë gjithë periudhës dy-vjeçare, zbuloi  e reja mes emocionesh.  Osmënaj ndau me kolegët e saj përvojën në UET dhe vendimin për të pasur dy diploma master në këtë universitet.  “Përse të mos jemi një produkt i mirë e të investojmë në dije?! Dija nuk ka fund”, tha e reja, para të pranishmëve duke ndarë shembullin e Fan Nolit, i cili vendosi të ndiqte Konservatorin në Boston të Shteteve të Bashkuara,  pasi i kishte kaluar të të pesëdhjetat.

Për të qenë konkurrues, u tha të diplomuarve presidenti i UET, nuk duhet të shkëputeni nga universiteti.

“Në 4-5 dekadat e ardhshme ku ju do të jeni në tregun e punës, ajo që dimë ne sot ka shumë pak gjasa të ketë ndonjë relevancë në të ardhmen jo shumë të largët.  Besoj  se edhe teknologjitë e sotme do të jenë bërë pjesë e emisioneve “time machine” dhe muzeve të industrisë. Fenomeni “plakjes” në kuptimin e dijes dhe teknologjive tashmë po shkurtohet jo me breza e dekada, por me vite. Do të jeni ju dhe bashkëmoshatarët tuaj që do ti’i shtyni kufijtë e dijes dhe teknologjisë, duke vendosur rekorde të reja për njerëzimin”, tha Selami Xhepa, duke i inkurajuar të rinjtë të bëhen adoptues të shpejtë të zhvillimeve reja.

“UET do jetë përherë shtëpia juaj, e hapur dhe mbështetëse për karrierën tuaj”, shtoi presidenti Xhepa, ndërsa të diplomuarit bëhen kështu pjesë e rrjetit UET Alumni.

Presidenti Xhepa i uroi të diplomuarit që sfidat dhe pasiguritë e kohës, t’i shndërrojnë në oportunitete.

Mes sfidave që solli pandemia, e që universitetet si UET e kapërcyen me sukses duke i sjellë studentët tek dija, përmes teknologjisë, rektori Tonin Gjuraj ndau me të sapodiplomuarit dy lajme të mira.

Ai u tha të rinjve se UET ka marrë vlerësim pozitiv në të dhjetë standardet europiane të arsimit të lartë. Certifikim ky që e mori vetëm pak muaj më parë nga agjencia prestigjioze britanike, QAA.

“UET nga 10 Standardet dhe Udhëzimet Europian  i ka përmbushur plotësisht të dhjetat, pa asnjë kusht.  Kemi marrë për këtë arritje urime e falënderime nga kolegët rektorë të universiteteve publike dhe jopublike, në Shqipëri e rajon, nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, zj. Kushi, nga Kryeministri Rama e partnerë të tjerë ndërkombëtarë”, zbuloi më tej ,rektori i UET.

Gjuraj vijoi më tej, duke thënë se në vijim të këtij procesi, deri në fund të dhjetorit, UET do të marrë prej britanikëve të QAA, atë që quhet Logo e  Akreditimit Ndërkombëtar për Cilësinë, për pesë vite “…që është maksimalja e një logoje të tillë në Britaninë e Madhe dhe Europë.  Nuk ka pasaportë më të mirë për ju dhe për të gjithë studentët e ciklit Bachelor, që do të kalojnë në Master, se sa ky akreditim ndërkombëtar”, shtoi rektori.

Ai tha se ky hap,  çon drejt anëtarësimit  të plotë ndërkombëtar në QAA – Agjencinë e Sigurimit të Cilësisë.

Administratori i UET, Tildi Çadri i cilësoi të diplomuarit Master si ambasadorët më të mirë të universitetit. “Qëllimi ynë kryesor ka qenë jo vetëm të përcjellim dijen,  por edhe të përafrohemi ne një treg dinamik të punës, i cili ka shume etje për cilësinë e studentëve UET”,  tha ai.

Çadri shtoi se eksperienca e UET ka treguar se ish-studentët e tij kanë qenë kurrë themeli për zhvillimin e institucionit.

“Por, kudo që  të jeni, shfrytëzoni të gjithë dijen dhe aftësitë e fituara gjate këtyre viteve, për të ndërtuar një të ardhme për ju e për të afërmit tuaj. si dhe për të guxuar në sfida të tjera, që jam sigurt se do t’i përmbushni me sukses”, tha në fund, administratori i UET.

Ishin 581 studentët, nga të pestë fakultetet e Universitetit Europian të Tiranës që u diplomuan mbrëmjen e 27 tetorit në ciklin Master, duke iu bashkuar kështu  më shumë se 15 mijë studentëve të diplomuar ndër vite, që nga 2006 kur edhe u themelua.

Numrin më të madh të të diplomuarve e mbante Fakulteti i  Shkencave Ekonomike, Biznesit dhe Zhvillimit me 224, ndjekur nga ai i Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale me 129, Fakulteti i Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare me 111, 99 ishin nga Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës dhe 18 nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike.

I ftuar nderi në këtë ceremoni diplomimi Master, për vitin akademik 2021-2022  ishte aktori i njohur i humorit dhe aktivisti i shoqërisë civile, Florian Binaj.  Ai i është bashkuar familjes së madhe UET, si imazh i tij, ndërsa ka realizuar dy prej reklamave të këtij universiteti.

“Ju nga sot do krijoni shtigjet tuaja të dijes,  sepse është dashuria për dijen, ajo që na mbledh të gjithëve këtu sot dhe pse jo, të na mbledhë sërish në të ardhmen  e afërt apo të largët ku secili prej nesh të  krenohet me veten dhe njëri-tjetrin!”, tha Binaj

Duke e shoqëruar fjalimin e tij me batuta e nota humori, aktori inkurajoi të rinjtë të cilët do t’i bashkohen së shpejti tregut të punës

“Një tjetër gjë që do mësoni,  kur të dilni në tregun e punës, është se edhe gjëja më e vogël- një mërzitje, një  stres, një zënkë, një zhgënjim, një kurs tremujor, një person negativ që mendoni se nuk do ju hyjë  kurrë në punë, ne fakt do ju hyjë në punë!”, u shpreh Binaj.

Ironik dhe thumbues aktori u ndal edhe te largimi masiv i të rinjve, veçanërisht profesionistëve, drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërsa tha me shaka se diploma e tij në Pikturë nga Akademia e Arteve, i hyri në punë kur bojaxhiu i tha se kishte emigruar jashtë Shqipërisë.

Vetë Binaj mban dy diploma universitare, duke u diplomuar pas pikturës edhe në Arkitekturë e Dizajn.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës është kthyer tashmë në një moto të kohës, kur zhvillimet e shpejta teknologjike krijojnë nevojë për përditësimin e dijeve. Por ka edhe nga ata që gjatë rrugëtimit drejt dijes, zbulojnë pasionin e tyre, ndonjëherë larg nga dega që kanë zgjedhur të studiojnë.

Hameraldi Agolli ishte një ndër të diplomuarit Master, në UET.  Megjithëse edhe ciklin Bachelor e kreu në të njëjtin universitet dhe për të njëjtën degë studimi, atë të Dizajnit, ai ndau me të pranishmit se nëse një vendim i beftë nuk do t’ia kishte ndryshuar rrugën, do të ishte sot një veteriner.  Por thirrja e artit ishte më e fortë për të riun. “

Jam i lumtur për zgjedhjen që bëra. Me  plot bindje mund t’ju them se, të heqësh dorën nga diçka nuk është gjithmonë keq,  sepse do të thotë se nuk ke hequr dorë nga diccka tjetër…më e madhe”, tha Agolli.

Duke cituar Sokratin që thotë se nëse një jetë nuk sprovohet, nuk ia vlen të jetohet, i diplomuari i Fakultetit Juridik, Luiz Piroli iu drejtua kolegëve të tij diplomantë, duke iu thënë se ky hap i bënë atë të gjithë madhështorë. “Madhështia është në vullnetin që kemi për të ndjekur rrugën e dijes, madhështia është t’u bëjmë ballë sfidave dhe sprovave…Unë besoj se madhështia qëndron te vullnti që kemi për t’iu rezistuar joshjeve të pasurimit të shpejtë. Të gjithë jeni madhështore,  sepse nga mësimi i abc-së  e  deri në këtë moment, keni zgjedhur rrugën e dijes, rrugën e drejtë”, tha Piroli. Ai u uroi të diplomuarve, guxim dhe drejtësi, në rrugën e  tyre.

Kur studimet shihen si një investim për veten dhe ndjekje pasioni, nuk ka sesi të mos rezultojë në sukses, është e mendimit e diplomuara Ola Osmënaj.  “Tek ky master i dytë, përveçse vërtetova teorinë e parë, kuptova se investimet për veten, janë edhe investime për shoqërinë”.

Për ta zgjedhur të njëjtin universitet dy herë dhe të njëjtën degë dy herë, duhet të kesh arsye të forta, tha e diplomuara Donada Rada.

Ajo kujtoi sesi e zgjodhi degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare pesë vjet më parë, nga një broshurë e Universitetit Europian të Tiranës, e cila i erdhi përmes një takimi informues në gjimnazin e saj në Domje.

Ajo kujtoi edhe jetën studentore me klubet e ndryshëm të debatit apo praktikat e punës. Duke falënderuar stafin akademik të UET, ajo uroi që edhe brezat e rinj të studentëve të kenë të njëjtin fat për t’u formuar nga pedagogë me përvojë, në fushat e tyre.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Elvin Meka, ndërsa kujtoi vitet kur ishte student,  32 vite më parë në epokën që u cilësuan si Studentët e Dhjetorit, tha se dëgjonte se ai brez po jetonte kohë historike.

Periudhën e pandemisë e më pas të luftës në Ukrainë, e etiketoi si kohë të çmendura.  “

Studentët sot janë shumë të zotë dhe të përgatitur se ç’ishim ne 30 e ca vite më parë. Kam shpresë që keni për t’ua dalë këtyre kohëve të çmendura që rrojmë sot, në Shqipëri e në botë”, tha dekani, ndërsa thirri emrat e studentëve për të ndarë diplomat. Pasi të gjithë morën diplomën e tyre nga dekanët e secilit fakultet, fluturuan kapelat në ajër, duke shijuar një ceremoni që ndoshta dy vjet më parë, kur nisën studimet master, kishin frikë edhe ta  imagjinonin.

Tags: diplomonstudentëUET

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen

Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In