Aktualitet

Studimi/ 11 mijë njerëz më pak kanë humbur jetën nga ndotja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:36 - 30/04/20 |
mapo.al

Covid-19 ka marrë mbi 220 mijë jetë njerëzish në botë, por edhe ka kursyer shumë të tilla. Përmirësimi i cilësisë së ajrit për shkak të kufizimeve për frenimin e pandemisë, ka reduktuar me 11 mijë numrin e vdekjeve të shkaktuar nga ndotja në Britaninë e madhe dhe vende të tjera të Evropës.


Në rang global shifra mund të jetë shumë më e lartë. Sipas një studimi, rënia drastike e qarkullimit rrugor dhe emetimeve të gazrave me efekt serrë ka rezultuar gjithashtu në 6 mijë raste më pak të fëmijëve me astmë dhe reduktim të lindjeve të parakohshme.


Autorët e raportit thonë se izolimi ka ofruar një dritare të përkohshme te një mjedis më i shëndetshëm, i cili do të ishte i mundur nëse bota heq dorë nga industritë e karburanteve ndotës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, niveli i dioksidit të nitrogjenit ka rënë me 40 përqind, ndërsa grimcat e njohura si PM2.5 janë 10 përqind më pak, çka nënkupton se qytetarët pa Covid-19 mund të marrin frymë më lirshëm.


Këto dy forma të ndotjes, që dobësojnë zemrën dhe sistemin e frymëmarrjes janë përgjegjës e për gati 470 mijë vdekje në Evropë, çdo vit. Studiuesit vlerësojnë se numri më i lartë i vdekjeve nga ndotja është shmangur në Gjermani, Britaninë e Madhe, Itali, Francë dhe Spanjë.


Gjithashtu agjencia ndërkombëtare për energjinë bërthamore tha se emetimet globale të dioksidit të karbonit kanë shënuar një rënie rekord prej 8 përqind. Megjithatë, kreu i agjencisë pohon se përballë numrit të lartë të viktimave nga pandemia dhe traumës ekonomike, rënia historike e emetimeve nuk është diçka për t’u festuar.


Etiketa: ,

Pas