Aktualitet

Studimi: 745 mijë njerëz humbën jetën për 1 vit nga orët e gjata në punë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:38 - 17/05/21 |
mapo.al

Puna më shumë se 55 orë në javë rrit ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës. Ky është rezultati i një studimi të ri, ku sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës është analiza e parë globale që studion ndikimin e punës me orar të gjatë dhe për pasojë rrezikun që i kanoset individit.






Sipas këtij studimi, 745 mijë persona kanë ndërruar jetë në gjithë botën në vitin 2016 për shkak të punës me orar të tejzgjatur.


Referuar studimit, i cili është botuar në Environment International nënvizohet se ata persona që punojnë më shumë se 55 orë në javë janë të rrezikuar rreth 17% nga sëmundjet e zemrës dhe gjithashtu rrezikonin rreth 35% për ndonjë goditje në tru.





Studiuesit arritën të kuptonin se 9 përqind e popullsisë së botës punonte të paktën 55 orë në javë në vitin 2016, ndërsa kjo përqindje vazhdon të jetë në rritje.



Nga viti 2000 deri në vitin 2016, shpjeguar kjo në terma relativë, përqindja e popullsisë që punon me orë të gjata është rritur gjithashtu me 9 përqind.



Europa ka përqindjen më të ulët të njerëzve që punojnë me orë të gjata.

Azia Jug-Lindore kishte përqindjen më të lartë të njerëzve që punonin me orë të gjata, me 11.7 përqind, e ndjekur nga Afrika dhe Mesdheu Lindor.

Në Europë, shifra ishte vetëm 3.5 përqind.

Europa ishte gjithashtu rajoni i vetëm që nuk shënoi asnjë viktima mes viteve 2000-2016, edhe pse Ukraina u nënvizua se kishte normën më të lartë të vdekjeve nga sëmundjet e zemrës që i atribuoheshin orëve të gjata të punës, së bashku me Egjiptin dhe Libanin.

Vendet me përqindjen më të ulët të popullsisë që punonin në javë ishin Bullgaria, Lituania dhe Rumania.

Autorët, mendojnë se orari i gjatë i orëve të punës, rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe goditjeve në tru; për dy arsye:

Së pari, ato aktivizojnë sistemin nervor dhe sistemin imunitar dhe çlirojnë një sasi të tepërt të hormoneve të stresit si adrenalina dhe kortizoli. Kjo shkakton rrahje të ulta të zemrës ose presion të lartë të gjakut.

Së dyti, orët e gjata mund të çojnë në rritjen e përdorimit të substancave të dëmshme të tilla si duhani, alkooli, ushqimi i pashëndetshëm, si dhe mungesa e aktivitetit fizik, e gjumi i dobët.

“Duke punuar, 55 orë ose më shumë në javë, njeriu i shkakton një rrezik të madh shëndetit,” tha Dr.Maria Neira, drejtoreshë e mjedisit, ndryshimit të klimës dhe departamentit të shëndetit në OBSH.

Si rezultat i punës me orare të gjata, organizatat vlerësojnë se në vitin 2016, rreth 398 mijë persona humbën jetën nga goditja në tru dhe rreth 347 mijë nga sëmundjet e zemrës.

Mes viteve 2000 dhe 2016, numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës për shkak të orëve të gjata të punës u rrit me 42 përqind dhe nga goditja në tru me 19 përqind.

Burrat janë ata që rrezikojnë më shumë dhe sipas këtij studimi kanë përqindjen më të lartë të vdekshmërisë.

7


Etiketa: , , ,

Pas