fbpx

Aktualitet

Studimi/ Alkooli më i dëmshëm se kokaina e heroina






               Publikuar në : 21:45 - 10/07/19 |
mapo.alm

Alkooli është droga më e rrezikshme për shëndetin e njeriut, më i rrezikshëm edhe se llojet më të forta të drogave si kokaina, heroina.


Në këtë përfundim arrin një studim i financuar nga qendra britanike për drejtësinë dhe krimet e cila është publikuar në revistën shkencore ‘Lanset’.



Studimi e kategorizon alkoolin në krye të listës me 20 droga që shkaktojnë dëme shëndetësore dhe jo vetëm, si për përdoruesit ashtu edhe personat që kanë lidhje me ta.

Studiuesit i japin alkoolit 72 pikë nga 80 që është edhe maksimumi i dëmit.

Pas tij renditet heroina me 55 pikë vlerësimi, kokaina e kristaltë me 54 dhe metamfetamina me 33 pikë.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas