Aktualitet

Studimi i fundit/ Antitrupat ndaj koronavirusit zgjasin 9 muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 20/07/21 |
mapo.al

Antitrupat kundër Covid-19 zgjasin të paktën 9 muaj pas infektimit, sipas studimit të bërë nga Universiteti i Padovës, në bashkëpunim me Kolegjin Perandorak të Londrës.






Sipas të dhënave të hulumtimit rezulton se efekti dhe kohëzgjatja e imunitetit është e njëjtë te pacientët simptomatikë dhe asimptomatikë.


Studimi u krye dukë përdorur tri lloje të ndryshme testesh, që identifikojnë lloje të ndryshme të antitrupave që përgjigjen në pjesë të ndryshme të virusit.







Studiuesit nënvizojnë se gjatë periudhës së monitorimit kanë vërejtur rritje të mbrojtjes së organizmit me antitrupa, fakt që tregon se vullnetarët e studimit janë ri-infektuar.



“Ne duhet të vazhdojmë të monitorojmë qëndrueshmërinë e antitrupave për periudha më të gjata kohore”, paralajmëroi Enrico Lavezzo nga Universiteti i Padova-s.



Lexo edhe :  583 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numër i lartë viktimash

Testet e ekipit shkencor sugjeruan një probabilitet një në katër të infeksioneve, që përhapen brenda familjeve dhe se rreth 80 % e transmetimeve mund të gjurmohen në vetëm 20 % të infeksioneve.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas