Studimi: Autizmi tek bebet lidhet me përdorimin e gjerë të paracetamolëve

Një studim i gjerë izraelit ka zbuluar se nënat që vazhdimisht përdorin ilaçe lehtësuese të dhimbjeve gjatë shtatzënisë së tyre, përballen me një rrezik në rritje të të porsalindurve që vuajnë nga autizmi ose ADHD.

Meta-analiza nga një ekip hulumtuesish nga Universiteti Hebre në Jerusalem, i botuar të martën në “American Journal of Epidemiology”, tregoi se ekspozimi i zgjatur ndaj acetaminophen – i njohur edhe si paracetamol – gjatë shtatzënisë shoqërohet me një rritje prej 30 për qind për rrezikun e ADHD dhe një rritje 20% në rrezik relativ për çrregullimin e spektrit autik (ASD), krahasuar me ata që nuk morën acetaminophen gjatë shtatzënisë.



Acetaminophen është një nga medikamentet më të zakonshme që përdoret për trajtimin e reduktimit të dhimbjeve dhe etheve dhe konsiderohet relativisht i sigurt. Tregtohet në Izrael dhe në mbarë botën nën emrin e shumë markave, duke përfshirë acamol dhe dexamol.

Hulumtuesit, të udhëhequr nga Dr. Ilan Matok, thanë se ishte meta-analiza e parë dhe “studimi më gjithëpërfshirës i kryer ndonjëherë” mbi lidhjen e mundshme mes përdorimit të zgjatur të acetaminophen gjatë shtatzënisë dhe rrezikut të autizmit ose ADHD. Të dhënat e hulumtimit mbuluan 132,738 çifte të nënës dhe fëmijës me një periudhë pasuese prej tre deri në 11 vjet.

Megjithatë, akademikët kërkuan kujdes duke pasur parasysh kufizimet e rëndësishme të studimeve ekzistuese, mbi të cilat bazohej meta-analiza.

“Studiuesit besojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes, pasi ato mund të shkaktojnë ankth të panevojshëm midis grave shtatzëna“, tha në një komunikatë për shtyp të martën Universiteti Hebre. “Është e rëndësishme të kuptohet se dhimbja dhe ethet gjatë shtatzënisë mund të kenë një efekt të dëmshëm mbi zhvillimin e fetusit dhe se acetaminopeni konsiderohet ende një ilaç i sigurt për t’u përdorur gjatë shtatzënisë“.

“Prandaj, nëse një grua shtatzënë ka ethe ose dhimbje, acetaminofen mund të merret për një periudhë të shkurtër dhe nëse ethet ose dhimbja vazhdojnë përtej kësaj, ajo duhet të konsultohet me mjekun lidhur me trajtimin e mëtejshëm”, vazhdoi deklarata.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252