Thursday, June 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Studimi i Akademisë së Shkencave: 73% e popullsisë së Tiranës e imunizuar

by mapo.al
20/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Shëndeti
0

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka bërë publike rezultatet e një studimi të kryer te 1500 qytetarë të Tiranës mbi imunizimin nga koronavirusi.

Sipas përfundimeve të Akademisë së Shkencave, i cili është kryer në grupmoshën nga 20 deri në 75 vjeç, 73,3% e popullsisë janë të imunizuar.

Akademia hedh për diskutim nevojën e një doze të tretë përforcuese të vaksinës në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Po ashtu, Akademia bën thirrje të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratuara për këto mosha.

“Testimi serologjik, i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë nga COVID-19.

Qendra Kërkimore e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës pranë Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tria fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji.

Në Fazën e tretë të studimit që filloi më 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç, të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave, kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas valës se tretë të COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe përpara valës aktuale Delta.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv që vlerësohet në rreth 90% të popullatës për variantin Delta.

Për të parandaluar riinfektimet te individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjeç, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu, të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjeç me vaksina të miratura për këto mosha. Siç sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjeç t’u rekomandohet prindërve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet në njoftimin e Akademisë së Shkencave.

Tags: akademia e shkencaveCovid-19Koronavirusi

JU SUGJEROJME

OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës
Bota

OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës

15/06/2022
Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”
Aktualitet

Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”

15/06/2022
Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë
Bota

Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë

15/06/2022
Berisha, vjen urimi i parë nga një udhëheqës i lartë i vendeve anëtare të BE-së
Kryesore

Berisha, vjen urimi i parë nga një udhëheqës i lartë i vendeve anëtare të BE-së

15/06/2022
Next Post
Rusi – Putin fiton zgjedhjet, por jo shumicën, rriten ndjeshëm komunistët

Rusi - Putin fiton zgjedhjet, por jo shumicën, rriten ndjeshëm komunistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Pse braktisi Prishtinën për Tiranën, mediat e huaja jehonë vendimit të Dua Lipës
  • OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës
  • Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”
  • Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë
  • Modelja e njohur flet për gjendjen shëndetësore të partnerit të saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In