KMR

Studimi i fundit/ Celularët dëmtojnë kockat






               Publikuar në : 23:00 - 20/06/19 |
mapo.al

Pajisjet teknologjike duket se nuk shkaktojnë probleme vetëm për shikimin dhe qëndrimin, por edhe për kockat e njeriut. Një studim i ri tregon se celularët krijojnë disa “thumba” në kocka, të bazuara në kafkë, të cilat quhen zgjatime të zverkut të jashtëm.


Ato u konsideruan të rralla kur u diskutuan për herë të parë në vitet 1800, por tani mund të jemi në gjendje të ndiejmë gungat kockore me gishta ose t’i shohim tek njerëzit pa flokë.

Studimi u krye nga shkencëtarët në Universitetin e Sunshine Coast në Australi, të cilët japin detaje rreth këtij fenomeni.

Ata skanuan më shumë se një mijë kafka të njerëzve në grupomoshat 18-86 vjec. Kreu i studimit, Dr David Shahar tha: “Unë kam qenë doktor për 20 vite dhe vetëm dekadën e kaluar kam zbuluar se pacientët e mi kanë këtë shenjë në kafkë”.

Doktori sugjeroi se arsyeja përse “thumbat” mes kockave po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Janë sepse njerëzit, veçanërisht të rinjtë, kalojnë shumë kohë duke shikuar poshtë.

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas