KMR

Studimi i fundit: Pini 25 filxhanë kafeje, asnjë problem për zemrën






               Publikuar në : 15:28 - 03/06/19 |
mapo.al

“Të dashuruarit pas kafesë që pijnë deri në 25 filxhanë në ditë mund të sigurohen se kjo gjë nuk është e dëmshme për zemrën e tyre”, thonë shkencëtarët.


Disa studime të mëparshme kanë thënë se kafeja ngurtëson arteriet, duke vënë presion mbi zemrën dhe duke rritur gjasat e një sulmi në zemër apo goditje në tru.

Por, një studim i ri me mbi 8,000 njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se pirja e 5-25 filxhanëve në ditë, nuk ishte më e dëmshme për arteriet sesa nëse pije edhe 1 filxhan.

Hulumtimi, i financuar pjesërisht nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), po prezantohet në konferencën e Shoqërisë Britanike Kardiovaskulare në Mançester.

Ekspertët nga Queen Mary University of London (QMUL) ndanë 8,412 njerëz në tri grupe për studim.

Grupi i parë ishte një nga ata që pinë më pak se një filxhan kafe në ditë, i dyti ishte nga ata që pinë në mes të një dhe tre gota në ditë dhe i treti ishin ata që pinë më shumë se tre.

Disa njerëz në grupin e fundit pinë deri në 25 gota në ditë, edhe pse numri mesatar i njerëzve në këtë grup ishte pesë gota në ditë.

Studiuesit zbuluan se edhe ata që pinin deri në 25 filxhanë kafeje në ditë nuk kishin më shumë gjasa të kishin ngurtësim të arterieve sesa ata që pinë më pak se një filxhan në ditë.

Studimi


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas