Aktualitet

Studimi i ISHP: Varianti Delta i Covid, të rinjtë më të prekurit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:10 - 06/09/21 |
mapo.al

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit Publik, grupmosha më e infektuar janë të rinjtë nga 25 deri në 35 vjeç. Prej tyre më të prekurat janë femrat në masën 60.3 % të totalit. Mosha mbi 65 vjeç renditet në vend të dytë, ndërsa më pak të prekurit janë grupmoshat nga 35 deri në 55 vjeç. Sot hyjnë në fuqi dhe masat e reja anticovid të rekomanduara nga komiteti i ekspertëve. Kush vjen nga jashtë dhe nuk ka një dokument që provon se është negativ nga koronavirusi duhet të izolohet për dhjetë ditë. Nga ky rregull përjashtohen vetëm fëmijët nën 6 vjeç






I vetmi studim i publikuar që hedh dritë mbi ecurinë e pandemisë në Shqipëri me autorësinë e ekspertëve të ISHP, tregon se gjatë dimrit 2020-2021, grupmosha më e infektuar ishin të rinjtë 25–34 vjeç. Në vend të parë renditet grupmosha 25-35 vjeç (20.03%), e përfaqësuar nga të rinjtë aktivë që zakonisht është e shkujdesur dhe e neglizhon zbatimin e masave anti-Covid dhe ndërkohë bëhet burim transmetues infeksioni ndaj grupmoshave të tjera.


Prej tyre më të infektuar janë femrat (60.37%) në raport me meshkujt (39.62%). Në vend të dytë renditet grupmosha mbi 65 vjeç (18.97%), prej të cilëve meshkujt (52.25%)dhe femrat (46.74%). Në vend të tretë, grupmosha 55-64 vjeç (17.7%), prej të cilëve femrat (56.25%) dhe meshkujt (43.75%). Sipas studimit, personat në moshë pensioni mbi 65 vjeç ishin grupmosha e dytë më e madhe e konfirmuar pozitive.







Pas grupmoshës 25–35 vjeç, e cila ka ndikim në zinxhirin transmetues të infeksionit, shikohet se edhe grupmoshat 35–44 vjeç dhe 45–54 vjeç, si dy grupmosha aktive në punësim, por me pozitivitet më të ulur, konsiderohen edhe si transmetues të infeksionit. Ekspertët që kanë gjurmuar pandeminë në terren shprehen në studimin e tyre se pati infektim të lartë edhe tek grupmosha 55–64 vjeç, e cila është kryesisht e angazhuar në institucione drejtuese publike dhe jopublike.



Ekspertët pohuan se infektimet në institucione publike dhe jopublike vërtetojnë se nuk janë zbatuar siç duhet masat mbrojtëse anti-Covid dhe për pasojë është zgjeruar zinxhiri transmetues i infeksionit viral. Grupmoshat pediatrike dhe shkollore zënë nga 0.05 deri 1.13% të të konfirmuarve pozitivë. Grumbullimet nga 600 në 2000 persona në institucione u infektuan më shumë Studimi i epidemiologëve që morën të dhënat nga terreni gjatë valës së dytë të pandemisë vunë re përhapje të infektimeve në institucionet publike dhe private që grumbullonin shumë persona në ambientet e tyre. Grupmosha më e infektuar në institucione ishte ajo 45-60 vjeç, të cilët ishin më tej zinxhiri kryesor i transmetimit, duke infektuar në shumë raste prindërit në shtëpi apo edhe të tjera.



Sipas vatrave të identifikuara, gjatë hetimeve epidemiologjike dhe testimeve të kryera për kontaktet e zgjeruara, nga ekspertët e ISHP-së u vërtetua se përhapja ishte më e lartë në institucionet publike që grumbullojnë nga 150 deri në 600 persona dhe për kompanitë private që grumbullojnë nga 500 deri në 2,000 persona. Pavarësisht vlerës absolute të rasteve pozitive për meshkuj dhe femra, përqindjen më të madhe të rasteve e zënë femrat, gati në të gjitha grupmoshat, thotë studimi i ekspertëve të ISHP-së. Ekspertët thanë se femrat rezultuan më të infektuara se meshkujt pasi socializohen më shumë.

Konfirmimi i rasteve pozitive, sidomos i burimeve vatrore në institucione publike dhe jopublike, çoi në fenomenin e testimit të parakohshëm të kontakteve të zgjeruara në institucionet përkatëse, nëpërmjet të cilit pati rezultatet negative më shumë sesa pritej. Shumë punonjës me kontakte të zgjeruara, duke marrë informacionin mbi rezultatin testues si “Negativ”, neglizhuan për t’u izoluar dhe për të qëndruar në izolim, duke rezultuar pozitivë pas 7 ditësh testimi nga testimi i parë. Shumica, negativizohen në javën e tretë dhe të katërt.

Ekspertët e ISHP-së ndoqën 25 pacientë nga dita e parë e infektimit deri në negativizimin e plotë. Koha maksimale e negativizimit rezultoi 35 ditë. Në 85% të rasteve, negativizimi nisi në javën e katërt ose deri në javën e pestë për 10-12% të rasteve, ose fundi i javës së gjashtë, për rreth 3-5% të rasteve. Ekspertët e ISHP-së kanë sqaruar se megjithatë, një PCR pozitive pasqyron vetëm zbulimin e ARN-së virale dhe nuk tregon domosdoshmërisht praninë e një virusi me kapacitet infektues, për vetë faktin që ka mjaft raste asiptomatike.

Në lidhje me asimptomatikët, Instituti i Shëndetit Publik do të arrijë të paraqesë raportin përfundimtar analitik pas pandemisë. Megjithatë, nga studimet e publikuara nga laboratorët shkencorë të vendeve europiane dhe botërore shumë të zhvilluara, është zbuluar në disa raste ARN virale prej PCR edhe pas javës së 6 nga testi i parë pozitiv. Në disa raste të tjera shumë të rralla, janë raportuar rezultate pozitive edhe pas dy testeve të njëpasnjëshme negative të kryera 24 orë larg njëri test nga tjetri, të cilat janë vlerësuar ose gabim në testim, ose një riinfeksion, apo riaktivizim i virusit.
Monitor.al

 

– Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentat e sipërcituar, duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

– Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët.

– Vlerësohet që Shtatori, duke qenë muaj i hapur, të jetë periudha që të gjithë stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, të kryejnë vaksinimin dhe deri në datën 30 Shtator të dorëzojnë vërtetimin pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentët pranë zyrave të përcaktuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

– Pas kësaj date, për ata të cilët nuk e kanë, do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do të bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mosbërjen e vaksinës. Një dokument i cili do të vlerësohet me përgjegjshmëri përveç mjekut dhe specialistit që e ka dhënë edhe nga specialisti i Institutit të Shëndetit Publik.

– Penaliteti për paraqitjen për marrjen e PCR në mënyrë periodike do të fillojë vetëm pas datës 30 shtator.

– Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur shoqërimin nga familjarë të tyre. Këta pasagjerë duhet të zbatojnë me rigorozitet mbajtjen e maskës, ashtu siç është rekomanduar dhe siç po reflektohet ky ndryshim edhe në protokollin e funksionimit normal të aeroporteve.

– Vazhdon të mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendra tregtare, supermarket, dyqane, transport publik dhe në të gjitha ato vende ku nuk sigurohet distancimi fizik.

– Në të gjitha rastet kur nuk respektohen masat e rekomanduara do të zbatohen penalitetet, siç është ai individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën në ambientet e rekomanduara në masën e gjobës 3 mijë lekë nëse është për herë të parë dhe në rast përsëritje në masën 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik, masa e penalitetit shkon nga 100,000-700,000 lekë, në varësi të masës e cila nuk është zbatuar.

1



CLOSE
CLOSE
Pas