Aktualitet

Studimi i ri: Njerëzit pa simptoma e përhapin njësoj virusin si ata që kolliten e teshtijnë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 07/08/20 |
mapo.al

Të tjera të dhëna janë bërë publike për sa u përket njerëzve bartës të koronavirusit, por asimptomatikë.


Sipas studimeve të fundit, njerëzit asimptomatikë e mbartin virusin njësoj si njerëzit me simptoma.


Pra, të tjerët mund të infektohen lehtësisht edhe nga njerëzit pa simptoma.


Për shkak se asimptomatikët e mbartin njësoj virusin e njohur si SARS-Cov-2 në hundët dhe grykët e tyre, ata mund ta transmetojnë virusin te të tjerët njësoj si ata që kanë teshtima e kollë.


Skuadra nga Soonchunhyang University Seoul Hospital nga Koreja e Jugut thotë se zbulimet theksojnë rëndësinë e testimit dhe ndjekjes së kontakteve, në mënyrë që njerëzit pa simptoma të izolohen sa më parë, duke ulur rrezikun e transmetimit.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas