Aktualitet

Studimi i ri për koronavirusin: Nuk krijohen antitrupa, imuniteti i tufës është i paarritshëm





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:26 - 06/07/20 |
mapo.al

Studimi spanjoll hedh poshtë teorinë e imunitetit të masës. Shkencëtarët kanë verifikuar se nga 61 mijë personat e testuar, vetëm 5% e tyre kishte krijuar antitrupa, thënë ndryshe mbrojtje kundër koronavirusit të ri.


Imuniteti i masës nuk mund të arrihet në rastin e Covid-19. Pohimi vjen nga studimi i shkallës së gjerë në Spanjë, që tregoi se vetëm 5% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa. Revista mjekësore e njohur “The Lance”, që ka publikuar studimin, thekson se kjo përforcon provat që i ashtuquajturi imunitet i tufës është diçka e paarritshme për koronavirusin e ri.


Rezultati tregon se 95% e popullatës së Spanjës mbetet e prekshme nga virusi. Zakonisht, imuniteti i masës, arrihet vetëm kur pjesa më e madhe e popullatës është infektuar nga një virus ose të jetë vaksinuar kundër tij, në mënyrë që të ndalohet qarkullimi.


Qendra Europiane për Kontrollimin e Sëmundjeve tha për CNN se kërkuesit spanjollë morën kampionë nga 61 mijë pjesëmarrës në eksperiment, duke e bërë atë studimin më të madh për Covid-19 të organizuar nga shtetet Europiane.


Ka pasur kërkime të tilla në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat rezultoi se shumica e popullatës kishte qëndruar e paekspozuar ndaj virusit edhe në zonat ku përhapja dhe qarkullimi i tij ishte në nivele tepër të larta.

Ndërkohë, ekspertët janë të pasigurt nëse krijimi i antitrupave do të thotë se dikush nuk mund të ri-infektohet sërish, pasi nuk dihet se për sa kohë mund ta mbrojnë njeriun nga virusi.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas