Shëndeti

Studimi: Margarina nxit depresionin, gjalpi ndikon pozitivisht në të mësuar






               Publikuar në : 15:37 - 11/02/19 |
mapo.al

Margarina nxit depresionin ndërsa gjalpi ndikon pozitivisht në  procesin e të  mësuarit. Kështu pohojnë  studimet e zhvilluara nga shkencëtarët e Fakultetit të  Mjekësisë  në  Universitetin “Dokuz Eylul”, në  Turqi.


Në  një prononcim për mediat, Nazan Uysal Harazdin nga Fakulteti i Fiziologjisë  dha detaje lidhur me studimin e zhvilluar tek minjtë . Pasi tregoi se i kanë  ushqyer me produkte që  kanë  10% vajra, ajo theksoi se janë  vërejtur rastet se kur kanë  përdorur konkretisht vaj luledielli, niveli i depresionit dhe i ankthit është  paraqitur më  i lartë .

“Kur i vendosnim kafshët në  mekanizëm, nuk mundnin të  vendosnin se ku të  shkonin. Kështu që  mendojmë  se vaji i lulediellit ndikon negativisht në  konteksin prefrontal, pra pjesën për vendimmarrje të  trurit”, tha Harzadin. “Niveli i ankthit tek kafshët që  konsumojnë  vaj ulliri është  tejet i ulët. Këto kafshë  ishin të  rehatuara dhe të  relaksuara dhe kapaciteti i të mësuarit ishte më  i lartë  tek ato”, shtoi ajo.

Duke folur gjithashtu për hulumtimin e bërë  me margarinë , Harzadin tha se rezultatet në  këtë  kategori janë  dëshpëruese. “Simptomat e depresionit ishin më  të  larta tek ky grup”, deklaroi ajo, duke shtuar se rezultatet më  të  mira gjatë  hulumtimit i kanë  marrë  testimet me gjalpin.“Ata që  ushqehen me gjalp kanë  një  nivel të  ulët të  ankthit, nuk kanë  depresion dhe niveli i të  mësuarit është  tejet pozitiv.”

Nazan theksoi se periudha kohore e testimit tek minjtë  prej dy muajsh, korrespondon me 10 vite tek njeriu.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas