Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Kalifornisë kanë dalë në përfundimin se mbajtja e maskës ul ndjeshëm rrezikun e infektimit me koronavirus.
Sipas tyre, mbulimi i hundës dhe gojës e ul rrezikun e prekjes nga koronavirusi me 65%.
Më parë, shkencëtarët thonin se maska shërbente vetëm për të ndaluar transmetimin e virusit tek të tjerët, por studimet e mëtejshme treguan se ajo mbron edhe njerëzit e shëndetshëm.
“Të gjithë duhet të mbajnë maska. Ata që thonë se nuk besojnë në efikasitetin e maskës, po injorojnë provat shkencore. Nuk është me të besuar kjo punë. Është njësoj si të thuash nuk besoj te forca e rëndesës”, shprehen studiuesit amerikanë.