Narcisistët është paksa vështirë të vërehen, e posaçërisht nëse jeni në lidhje romantike me një person të tillë. Kjo për shkak se narcisistët i manipulojnë dhe shfrytëzojnë të tjerët në mënyrë që t’i përmbushin nevojat dhe dëshirat e tyre – e të gjitha këto duke u përzier sikurse një kameleon.
Ka tri lloje të narcisistëve dhe shpeshherë ata veprojnë në mënyra të caktuara. Megjithatë, mund të marrë pak kohë për t’i kuptuar sjelljet e tyre.
Edhe atëherë kur ekspozohen se çfarë janë në të vërtetë, narcisistët prapë mund të arrijnë ta mbajnë në shfrytëzim viktimën duke i premtuar se do të ndryshojnë, etj.
Por, sipas një studimi, i cili është publikuar në “Journal of Personality”, ju mund të jeni të aftë ta dedektoni një narcisist vetëm duke u përqendruar në një karakteristikë të fytyrës – në vetulla!
Hulumtuesit tregojnë se narcisistët kanë tendenca të kenë vetulla më dalluese, me ngjyrë më të mbyllur dhe më të trasha sesa personat që nuk e kanë këtë çrregullim personaliteti.
Sipas autorëve të studimit, ata madje i përdorin vetullat e tyre në mënyrë që të ndikojnë tek të tjerët për t’i njohur dhe mbajtur mend ata.