Studimi për COVID i mjekut Gjergj Semini, po bën bujë në mediat ndërkombëtare

Në situatën e vështirë të krijuar nga pandemia COVID-19, e cila ka detyruar qytetarët e mbarë botës të ndryshojnë mënyrën e jetesës, është krijuar dhe një opinion i ri për mjekët, të cilët janë ende në vijën e parë në luftën me pandeminë që po trondit botën.

Shqipëria deri më tani po e përballon me sukses këtë betejë të vështirë, dhe kjo falë mjekëve.



Të famshmit e rinj në të gjithë Evropën sot nuk janë aktorët, këngëtarët apo politikanët. Përkundrazi, janë ekspertët, ata që janë bërë tani emra familjarë, pasi e kaluan pjesën më të madhe të jetës së tyre në një lloj anonimiteti virtual.

Ndërsa infermierët dhe mjekët po trajtojnë pacientët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19, epidemiologët dhe virologët që e kanë kaluar pjesën më të madhe të karrierës në salla leksionesh dhe laboratorësh, janë bërë burimet më të besuara të informacionit në një epokë të pasigurisë së madhe, politikës, dhe dezinformimit të bollshëm.

Një nga këta ekspertë është dhe kirurgu Urolog Androlog shqiptar Gjergji Semini, i cili me studimet e tij vazhdon të bëjë bujë në arenën ndërkombëtare. Mësohet se ai ka marrë pjesë në Kongresin e 36-të Europian të Urologjisë, i cili u mbajt më 8 deri në 12 Korrik 2021.

Gjergji Semini ishte një nga folësit e këtij Kongresi me temën “Kërcënimet virusale në infertilitetin mashkullor dhe Covid-19 në spermë”.

Studimi i tij spikati në këtë kongres pasi shkrimi i tij u përzgjodh të publikohet në revistën prestigjioze të kongresit: “European Urology Today”, në të cilën zgjidhën artikujt më koherent.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252