Aktualitet

Studimi – Pse personat e vaksinuar duhet të mbajnë maskë dhe distancim social?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 06/04/21 |
mapo.al

Shqipëria ka vaksinuar mbi 200 mijë persona që nga fillimi i fushatës së imunizimit, dhe nëpër botë janë mbi 670 milionë njerëz që e kanë marrë dozën e parë kundër COVID-19.





Por autoritetet apelojnë që edhe personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë aplikimin e masave parandaluese si maskat apo distancimi social.


Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të kufizohen takimet me personat e pavaksinuar, nëse nuk i përkasin të njëjtës familjes ose nëse ata bëjnë pjesë në grupet me rrezik të shtuar.




Në Amerikë, të vaksinuarit mund të udhëtojnë pa nevojën e një testi koronavirusi si brenda edhe jashtë vendit, dhe mund të udhëtojnë pa iu nënshtruar karantinës.


Autoritetet amerikane e konsiderojnë një person të imunizuar plotësisht dy javë pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Greqi- Mbi 4 mijë raste të reja, 93 viktima në 24 orë

Rreziku i krijimit të një mutacioni të COVID-19 pas vaksinimit me dozën e parë, është i ulët por ekziston, dhe personi i vaksinuar mundet akoma që ta shpërndajë atë te të tjerët.

Të dhënat paraprake tregojnë se vaksinat ndihmojnë në mospërhapjen e kovidit, mirëpo duhen më shumë të dhëna ndërkohë që vazhdon procesi i imunizimit në shumë shtete.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas