Studimi që tronditi botën e psikiatrisë

Gjatë viteve 1960, një sërë specialistësh të njohur si ‘’antipsikiatër’’ sfiduan parimet themelore të psikiatrisë. Ky grup jozyrtar psikiatrish, psikologësh dhe punonjësish socialë pretendonin se psikiatria është një model mjekësor i trajtimit të shëndetit mendor, megjithatë, diagnozat e saj nuk bazohen te simptomat fizike. Po ashtu, metodat e saj të kurimit, përgjithësisht, nuk i marrin parasysh nevojat dhe sjelljet e pacientit.

Në vitin 1973, Dejvid Rozenheni kreu një studim në terren, në SHBA, që vëzhgonte vlefshmërinë e diagnozave psikiatrike. Ai doli në përfundimin dramatik se në spitalet psikiatrike nuk i dallon dot njerëzit normalë nga të sëmurit psikikë.

Në pjesën e parë të studimit, Rozenheni mblodhi një grup prej tetë vetash të shëndetshëm mendërisht (përfshirë edhe veten), që i paraqiti si “pseudopacientë”. Ai kërkoi grupit që të bënin një përpjekje me qëllim që t’i pranonin si pacientë në spitale të ndryshme psikiatrike, fillimisht duke u telefonuar spitaleve që t’u linin një takim. Kur shkonin në zyren e pranimit, ata ankoheshin se dëgjonin një zë të panjohur në kokë, që nuk ishte i qartë, por që thoshte fjalë, si ‘’bosh’’ dhe ‘’zhurmë e mbytur’’. Kjo do të thoshte se ata kishin ndjesinë se jeta është pa kuptim. Pastaj i udhëzuan të jepnin emra dhe profesione të rreme, kurse për të tjerat mund të tregonin historitë e tyre të vërteta.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Si përfundim, të gjithë pseudopacientët u pranuan në spital me diagnozën e skizofrenisë, pavarësisht se nuk shfaqnin as edhe një simptomë të atij çrregullimi. Ata qëndruan në spital rreth 19 ditë dhe gjatë kësaj kohe u sollën si njerëz normalë dhe mbanin shënime të hollësishme nga përvojat e tyre. Që të bindej se si mund të interpretohej një sjellje fare normale si një sëmundje psikike, Rozenheni zbuloi një koment të përbashkët në kartelat e tyre mjekësore: ‘’Pacienti merret me shkrime’’.

Vetë ‘’pacientët’’ e përshkruan përvojën e tyre në spital si gjendje depersonalizimi dhe pafuqie. Në shënimet e tyre thuhej se koha mesatare që shpenzonin në ditë me personelin mjekësor ishte më pak se shtatë minuta. Edhe pse nuk u pikasën nga personeli i spitalit, pacientët e tjerë nuk i besonin, madje i sulmonin duke thënë: ‘’Ti nuk je i çmendur, Je gazetar që po kontrollon spitalin’’.

Ta vlerësosh të sëmurin psikik si të shëndetshëm!

Në pjesën e dytë të studimit, Rozenheni, qëllimisht keqinformoi personelin e një spitali psikiatrik (që kishin dijeni për studimin e parë) duke u thënë se, disa nga pseudopacientët do të përpiqeshin të regjistroheshin në spital dhe atyre iu kërkua që ta vlerësonin çdo pacient të ri, duke menduar se mund të ishte një pseudopacient. Nga 193 pranime të reja të vërteta, 41 u gjykuan si të dyshimta, të paktën nga një anëtar i personelit, ndërsa 23 u vlerësuan si pseudopacientë, të paktën nga një psikiatër.
Puna e Rozenhenit ndezi një debat të nxehtë dhe bëri që shumë spitale psikiatrike të merrnin masa për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientëve.




Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252