Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Studimi: Qentë mund të zbulojnë rastet e Covid, me mirë se testet PCR

Qentë janë trajnuar për të nuhatur rastet e koronavirusit që në fazat e hershme të pandemisë

by us er1
03/06/2022
in Kryesore, Mjekësi, Universiteti
0

Një studim i ri ka zbuluar, se qentë mund të jenë edhe më të mirë në zbulimin e rasteve të COVID-19, sesa testet laboratorike. Me shqisën e tyre superiore të nuhatjes, u zbulua se qentë ishin po aq të besueshëm sa testet PCR për zbulimin e rasteve të COVID-19.

Kur bëhej fjalë për infeksionet asimptomatike të koronavirusit, qentë evidentuan rastet, gjë që nuk mund ta bëjnë aq saktë testet PCR ose antigjeni.



Gjetjet e publikuara këtë javë në revistën PLOS One, mund të jenë efektive për vendet publike. “Qeni nuk gënjen,” i tha “Science News”, Dominique Grandjean, një veteriner në Shkollën Kombëtare të Mjekësisë Veterinare të Alfort në Francë, njëkohësisht autor i studimit.

Nga ana tjetër, vuri në dukje ai, shumë gjëra mund të shkojnë keq me testet PCR.

Në studimin që përfshinte mostrat e djersës së 335 personave, qentë e stërvitur nuhatën 97 për qind të rasteve të koronavirusit që ishin identifikuar edhe nga testet PCR dhe të 31 rastet e COVID-19 midis 192 njerëzve që nuk kishin simptoma.

Si u trajnuan qentë për të nuhatur COVID

Për studimin, u trajnuan qentë që i përkisnin zjarrfikësve francezë dhe ministrisë së brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ekipi e bëri këtë, duke i shpërblyer me lodra, kur ata identifikuan saktë një mostër pozitive.

U deshën tre deri në gjashtë javë për të trajnuar shumicën e qenve, për të zgjedhur rastet e COVID-19 nga mostrat e djersës.

Studiuesit thanë në punimin e tyre se “testimi i qenve është jo-invaziv dhe ofron rezultate të menjëhershme dhe të besueshme” dhe se studimet e mëtejshme do të fokusohen në vlerësimin e qenve nuhatës për para-testet në qendrat e udhëtimit si aeroportet dhe hekurudhat, si dhe kulturore dhe ngjarjet sportive.

Çfarë nuhasin në të vërtetë qentë?

Qentë janë trajnuar për të zgjedhur rastet e COVID-19 që në fazat e hershme të pandemisë.

Një organizatë bamirëse “Qentë e Zbulimit Mjekësor”, filloi t’i vendosë burimet e saj drejt zbulimit të koronavirusit që në prill 2020. Dr. Claire Guest, CEO i bamirësisë, në atë kohë e krahasoi procesin me atë të trajnimit të një someliere.

“Së pari ju mësoni rajonin e rrushit, sëmundjen. Ndërsa komplikoheni gjithnjë e më shumë, mund të zgjidhni edhe hardhinë individuale dhe ky është zbulimi i virusit,” tha ajo.

“Sapo të keni arritur në atë pikë, një qen mund të ecë drejt një individi që lëshon erën e një virusi dhe qeni mund të trajnohet të ulet para tyre dhe të thotë se ky person në fakt e ka marrë virusin, edhe nëse janë asimptomatike”.

Grandjean nuk është i sigurt pse ka ende një ngurrim nga ana e disa mjekëve dhe zyrtarëve për të përdorur qentë për zbulimin e COVID, pavarësisht studimeve të tilla, si ai që tregon se sa të aftë mund të jenë ata në zbulimin e sëmundjeve, përfshirë kancerin.

“Sa herë që merrni një avion, është për shkak se qentë kanë nuhatur bagazhet tuaja (dhe nuk kanë gjetur) eksploziv. Pra, ju u besoni atyre kur merrni një avion, por nuk doni t’u besoni atyre për COVID?” tha ai për Science News./Përshtati Liberale.al

Tags: CovidPCRqenstudimtrajnim

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Këto janë tre shenjat më me fat në dashuri sot

Këto janë tre shenjat më me fat në dashuri sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In