Bota

Studimi/ Testi teorik i makinës shumë i vështirë, duhet të ndryshojë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 15/05/19 |
mapo.al

Numri i aplikantëve që marrin patentën ka pësuar rënie në gjithë botën kjo për shkak të testit të teorisë që po bëhet çdo vit e më i vështirë. Gjatë dekadës së fundit ka pasur një mori reformash nga departamentet e transportit në mbarë botën për të rritur shkallën e vështirësisë të testit teorik që nga viti 1997. Një vit pasi ky test pësoi ndryshme ai u përkthye në të gjitha gjuhët e botës.


Sipas The Times pyetjet me përgjigje të shumëfishta e vështirësuan shumë kalimin e testit. Nga 2.800 shoferë që u morën si mostra në Britaninë e Madhe për këtë test vetëm 1 në 10 nënvizuan përgjigjet e duhura. Edmond King një nga hulumtuesit e këtij studimi u shpreh se disa nga pyetjet janë mjaft të paqarta dhe padyshim që është i domosdoshëm që disa prej pyetjeve të jenë pak më të drejtpërdrejta dhe që ndihmojnë shoferët në praktikën e ngarjes së makinës.



Si pjesë e këtij hulumtimi, 2800 aplikantëve ju kërkua që tu përgjigjen 50 pyetjeve dhe nëse ata arrinin që për 43 prej tyre të përgjigjeshin saktë kalonin testin. Shifrat treguan se gjatë vitit 2017-2018 vetëm 48.7% e aplikantëve arritën ta kalonin testin, dhe kjo është përqindja më e ulët që nga viti 2013-2014 kur testi kaloi online.


Gjatë vitit 2007-2008 shkalla e kalueshmërisë ishte 65.4% dhe gjatë vitit 2013-2014 kur testi bëhej në internet shkalla e kalueshmërisë ra në masën 45.7 % për meshkujt dhe 49.2 % për femrat.  Studim gjithashtu tregoi se gratë kanë më shumë gjasa të kalojnë testin teorik të patentës sesa burrat.


Etiketa: , , ,

Pas