Aktualitet

Studimi: Zbulohet një simptomë e re e koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:38 - 22/07/20 |
mapo.al

Plagët në gojë dhe pikat në qiellëz mund të jenë një simptomë e re e koronavirusit, tregon një studim i ri në Spanjë.


Studimet e vazhueshme kanë treguar se një e treta e pacientëve me Covid-19 që kishin skuqje të lëkurës në krahë dhe këmbë, kishin edhe plagë në qiellëz.


U vu re se njollat shfaqeshin rreth 2 javë pasi njerëzit e prekur nga Covid-19 përjetonin simptomat më të shpeshta të virusit, si temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje.


Skuadra e Ramon y Cajal University Hospital në Madrid thotë se doktorët dhe infermieret duhet të ekzaminojnë kavitetet orale të pacientëve të konfirmuar ose dyshuar me Covid-19, për të parë nëse ata i kanë këto shenja.


 

Zyrtarët e shëndetit kanë thënë se sa më shumë mësohet rreth koronavirusit, aq më shumë simptoma të reja mund të zbulohen.

Përshtatur nga Daily Mail


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas