Saturday, March 25, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Studiuesi gjerman Hofmeister me studentët e UET:  Sistemet e fragmentarizuara partiake, nuk ndërtojnë parlamente të fortë

I ftuar në Universitetin Europian të Tiranës për të biseduar rreth librit të tij “Partitë Politike formësojnë Demokracinë”, studiuesi gjerman Wilhem Hofmeister u ndal te fragmerntarizimi i sistemeve partiake. Ai tha se kjo përbën problem në ndërtimin e parlamenteve të forta dhe të stabilizuara

by us er1
11/02/2023
in Arkiva 2, Universiteti
0

Ideologjitë janë ende relevante për partitë politike. Edhe për vende me sisteme partiake relativisht të reja si Shqipëria, që në procesin e integrimit drejt Bashkimit Europian  i kanë tkurrur hapësirat ideologjike, ndërsa garojnë në zgjedhje me njëra-tjetrën.

Kështu mendon studiuesi gjerman Wilhem Hofmeister, autor i librit “Partitë Politike formësojnë Demokracinë”.



Në një leksion të hapur me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës, zoti Hofmeister foli edhe për fenomene si fragmentarizimi i parlamenteve, çështja e kuotave, rreziku i partive ekstremiste e populiste dhe përdorimi i mediave sociale në komunikimin e partive apo liderëve politikë dhe rreziku potencial që vjen nga përdorimi në rritje  i inteligjencës artificiale.

Ndonëse në ekspozenë e tij rreth humbjes së traditave të partive të majta apo të djathta- për shkak të zhvillimeve dhe transformimeve  shoqërore dhe ekonomike, studiuesi tha se ideologjitë janë ende të rëndësishme për partitë politike, jo vetëm për ndërtimin e programeve që në parim duhet të bazohen në bindjet ideologjike. Ai tha se sot ka ideologji të reja, që shkojnë përtej atyre tradicionale si marksizmi, socializmi, liberalizmi apo konservatorizmi.

“…ka njerëz që i bazojnë bindjet politike mbi këto perceptime të ideologjive të reja”, tha ia duke theksuar se u takon studiuesve të shkencave politike të zbulojnë ideologjitë e reja,  pas propozimeve apo programeve politike.

“Nga ana tjetër, edhe ideologjitë tradicionale janë të rëndësishme; ajo e barazisë është ende e rëndësishme për partitë  e majta e  ato socialdemokrate. Për partitë liberale, liberalizmi është ideologji shumë e fortë; liria individit, e tregut,  varet sa larg do të shkosh… Kemi edhe ideologjitë më konservatore. Janë ende të rëndësishme dhe të tjera ideologji  po dalin”, shtoi studiuesi gjerman.

Hofmeister përmendi gjithashtu edhe angazhimin religjioz në politikë, duke u ndalur tek hinduizmi në Indi, i lidhur ngushtë me nacionalizmin apo edhe islamizmi dhe fundamentalizmi i krishterë, në ShBA. “Kjo është e rrezikshme, sepse në fund të ditës ideologjitë, ose të paktën disa prej tyre janë kundër pluralizmit, nuk janë tolerante dhe janë rrezik për demokracinë”.

I pyetur nëse partitë radikale, fetare apo populiste duheshin ndaluar, studiuesi  tha se ato mund të lejoheshin për sa kohë luajnë me rregullat e lojës së demokracisë. “Demokracia është e ndërtuar në mënyra të ndryshme: për mua, demokracia është sistemi më i mirë i qeverisjes. Shumë demokraci karakterizohen nga deficiencat e veta, por mendoj se demokracia është ta zgjedhësh qeverinë dhe ta kontrollosh atë. Check and balance është e rëndësishme”, tha Hofmeister.

Për të kontrolluar qeverinë, shtoi studiuesi, është e rëndësishme të kesh lirinë e fjalës, lirinë e shtypit dhe një gjyqësor të pavarur. Ai vuri përballë disa kontraste të lirisë së shprehjes në vende të ndryshme. Nëse në ShBA liria e fjalës është absolute, në Gjermani ajo kufizohet kur flitet për çështje si propaganda naziste apo antisemitizmi. Por, nëse në ShBA është i lejuar dënimi me vdekje, ai është i ndaluar në  Europë. “ Kur vjen puna te demokracia, forcat politike që  veprojnë hapur kundër rregullave të lojës, mund të ndalohen”. Por, nëse garojnë  konform rregullave të demkracisë, duhet pasur kujdes që nëse fitojnë të garantojnë që në zgjedhjet e ardhshme gara politike dotë jetë e hapur. “Ndryshe bëhet autoritare dhe ky është  rreziku i  ardhjes në pushte të forcave ekstremiste”.

Fragmentarizimi i shoqërisë dhe fragmentarizimi i parlamentit

Studiuesi gjerman sheh si problem fragmentarizimin e sistemeve partiake. “Në Shqipëri keni shumë parti, 120 formale. Në parlament keni vetëm pesë, nominalisht, por më shumë për shkak të koalicioneve, individë të pavarur,  që hyjnë në lista partish…Kjo kontribuon në një lloj fragmentarizimi të parlamentit.  Problemi është fragmentarizimi, por që pasqyron shoqëritë tona të sotme”, tha Hofmeister.

Shoqëritë sot, vijoi ai, janë më të polarizuara  dhe fragmentarizuara. “Individualizimi është një çelës për të përshkruar shoqëritë tona, kemi thyerje të organizatave tradicionale,  organizimeve shoqërore, që në të shkuarën  ishin të rëndësishme për ndërtimin dhe stabilizimin e partive politike”.

Rënia e  partive socialiste në Europën Perëndimore ka ndodhur  për shkak të industrializimit dhe zhvillimeve të tjera. Por po ashtu ka ndryshuar tabloja  edhe mes demokristianëve ,që nuk e kanë më mbështetjen e kishës apo të shoqërisë tradicionale rurale, që sot është më e arsimuar dhe e informuar.

“Sistemi partiak është shumë i fragmentarizuar  për të ndërtuar parlamente të forta dhe të stabilizuara”, tha ai, duke u shprehur në favor të sistemeve më të përqendruara shumëpartiake.

“Por varet nga sistemi zgjedhor… Ju keni përqendrim më të madh të pak partive në parlament.  Një  traditë e sistemit britanik, ku ka dy parti të forta  në parlament dhe  ende duket se prodhon qeveri më të stabilizuara dhe parlamente stabil. Edhe  këto janë të zgjidhura në terma të  demokracisë.  Nëse  nuk ke përfaqësim proporcional, në fund të ditës, shumë votues nuk janë të përfaqësuar në parlament. Kjo funksionon  për sa kohë është e pranuar nga tradita dhe njerëzit”.

Sistemi më i mirë zgjedhor

Ka rreth 300 sisteme zgjedhore në botë, tha Hofmeister. “Është e vështirë të thuhet cili është më i miri…Që të funksionojë një sistem, duhet të numërojë votat dhe mbi këto vota të ndërtojë qeverinë. Nuk ka sistem të përsosur dhe nuk mund të transferosh një sistem që funksionin mirë në një shtet, në një shtet tjetër. Ka kultura  të ndryshme politike, bindje, tradita, kompozime shoqërore, etj. Nuk  do të funksionojë.  Sistemi  gjerman është konsideruar deri diku që funksionon mirë, por tashmë kemi disa probleme dhe po e ndryshojmë pak sistemin.  Mund të funksionojë në Zelandën e Re, përshembull,  me pak përjashtime. Por në kontekste të tjera nuk funksionon. Nuk ka sistem zgjedhor ideal, për  fat të keq inxhinieriku politik nuk është i lehtë”.

Kuotat dhe përfaqësimi

Wilhem Hofmeister zbuloi se po shkruan rreth kuotave, veçanërisht sa u përket grave.

“Mund të shohim në shumicën e vendeve në glob, përfaqësimi i grave nuk është në raport të drejtë me përfaqësimin e tyre  në shoqëri”. Ai tha se pa kuota, në shumë vende nuk do të qe e mundur t’i sillje gratë në parlament dhe në pushtet. “Kemi dy  vende me numrin më të lartë të grave në parlament, si Ruanda dhe Kuba, por që nuk janë demokraci dhe duket false. Por kemi një numër të lartë në Spanjë, më shumë se 50 përqind në Suedi, Finlandë, Portugali, në Francë dhe kjo për shkak  të  sistemit zgjedhor, sepse në pjesën më të madhe të këtyre vendeve kanë lista partiake dhe përmes ligjit mund të vendosësh që gjysma e kandidateve do të jenë gra, por aty ku nuk ka listë partiake, në varësi të qarqeve  në Proporcional   është më e  vështirë”.

Ai ishte i mendimit se është detyrë e partive politike për të pasur më shumë gra në pozita lidershipi. Kjo tha ai është jo vetëm në dorën e rregullave, por të sjelljes së partisë. Ai mori shembull Partinë e Gjelbër në Gjermani, që funksionojnë me rregullin e barazisë absolute, që nga lidershipi- një burrë një grua – e deri te kandidatët. Kristiandemokratët nga ana tjetër kanë nivelin më të ulët të përfaqësimit të grave dhe së fundmi po punojnë më rregullat e brendshme të partisë, për prezantimin e kuotave në të gjithë nivelet e lidershipit.

“Kuotat janë të mira, por duhet kujdesur që jo vetëm të përdoren për të votuar, pa thënë asgjë”.

Rreziku i mediave sociale

Studiuesi renditi disa nga përfitimet që kanë organizimet polititike nga përdorimi i digjitalizimit, siç mund të ishte lehtësimi i mbledhjeve apo grupet e punës dhe organizime të tjera. “Në ditë e sotme media sociale është fushë e gjerë. Patjetër që  duhet të përgatitesh, të marrësh pjesë, të shfaqesh, por edhe duhet të dish sesa larg do të shkosh, sa intensitivisht do të marrësh pjesë dhe çfarë do të shfaqësh”.

Ai tha se inteligjenca artificiale është një zhvillim i rrezikshëm. Ai tha sesi ajo është përdorur në disa vende gjatë fushatave zgjedhore. “ Në fund do të kemi kompjuterë që bëjnë betejë ndaj kompjuterëve…” Duke ditur preferencat politike të qytetarëve, partitë politike nga pas, me përdorimin e inteligjencës artificiale ndërtojnë mesazhe politike, por që nuk vijnë më në emër të partive, por të njerëzve të njohur, miqve a familjarëve.

“…do t’i besosh më shumë mikut sesa një partie e nëse shoku yt të nis një mesazh për aksh kandidat, do mendosh se është zgjedhje e mirë. Por, mesazhi nuk do të të vijë nga shoku yt, por nga një kompjuter. Ti pastaj shpërndan të tjerëve një mesazh të gjeneruar nga kompjuteri. Mungon kredibiliteti dhe kjo e bën të rrezikshme. Ai mori shembullin e partive populiste dhe aftësinë e  tyre për të  prodhuar mesazhe digjitale, por edhe të ashtuquajturat Trash TV apo Trash Messages  po tërheqin shumë njerëz. “Sa më polarizues të artikulohesh,  aq më shumë vëmendje do të tërheqësh.  Por  nëse polarizohesh shumë në fund është vështirë të qetësohesh dhe në politikë duhet të kesh shumicën dhe në shumë sisteme nëse nuk e ke, duhet të  qetësohesh dhe të biesh në kompromis, një tipar i rëndësishëm i politikës”.

Partitë politike, më shumë autonomi apo të rregulluara nga ligji?

 Studiuesi tha se ka nevojë për një nivel rregullimi për partitë. Partitë, shtoi ai  duhet të kenë rregullimet e veta,  por janë të ndryshme nga organizimet e tjera sociale, sepse  marrin pjesë në zgjedhje dhe të gjitha partitë duhet të kenë disa kritere kur regjistrohen  dhe lejohen të marrin pjesë në zgjedhje. “ Zgjedhjet mendoj se janë element i rëndësishëm demokracie dhe nuk duhet t’u japim organizimeve që nuk besojnë tek ideja e zgjedhjeve.  Ka  kritere që partitë duhet të plotësojnë për të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe  në sjelljen e brendshme”. Ai tha se  zgjedhjet e rregullta  për lidershipin e  partisë, në disa vende janë të  organizuara në mënyrë  strikte dhe transparente, si në Gjermani.

“Pushtetin  nuk e vendos me ligj, por duhet të jetë i hapur e demokratik dhe kjo procedurë garanton një nivel të lartë demokracie  për caktimin e lidershipit. Disa vende nuk e kanë”.

Ai tha se, në Spanjë ligi i partive nuk është aq strikt. Me t’u zgjedhur lidershipi i partisë nuk ka vendim të qartë sesa shpesh duhen organizuar kuvendet e partive. “ Mendoj se kjo nuk është e mirë. Në gjermani lista  e kandidatëve bëhet me nivel kuvendi apo qarku, në vende të tjera lideri i partisë me gisht vendos në momentin e fundit për listën. Kështu ndodh në Spanjë. Jo vetëm që nuk është demokratik, por as funksional për partinë”. Ai rekomandoi që të ketë disa kritere për partitë politike që të marrin pjesë në proceset demokratike, si llogaridhënia, transparenca,  si edhe financimi i partive,  që duhet jetë i hapur dhe transparent.

 

Tags: UETWilhem Hofmeister

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike
Kryesore

Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike

09/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Next Post
Protesta/ Zëri i Amerikës: McGonigal, “kali i betejës” së opozitës

Protesta/ Zëri i Amerikës: McGonigal, “kali i betejës” së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In