Kryeministri Edi Rama prezantoi gjatë ditës së djeshme në Torino të Italisë librin e tij Kurbani, në versionin në gjuhën italiane.
Në Sallonin e Librit, gjatë takimit prezantues ishte esteti i njohur italian Vittorio Sgarbi që bëri hyrjen për shefin e qeverisë shqiptare.
Ai u shpreh se shpirti artistik i kryeministrit Rama dallohet që në momentin e parë kur i futesh në zyrë.
Sgarbi ka shkuar shumë larg me deklaratat e tij, saqë është shprehur se italisë i duhet një kryeminstër si Edi Rama.
Pjesë nga deklarata e Sgarbit:
Një revolucion i vërtetë, i bazuar jo vetëm te vlerat, për daljen nga një periudhë post-komuniste, kur komunizmi, kujtesa e tij ishte ende në mentalitetin e Sali Berishës dhe Fatos Nanos, që erdhën më pas. E dyta më moderne, dhe e para më antike dhe e lidhura me ritet e traditës komuniste. Papritmas revolucioni nuk bazohet te kushtetuta e re anti-komuniste, por tek arti.
Dhe është befasuese që sinjalet e para të Tiranës moderne u shfaqën 15 vjet më parë, kur papritmas udhëtarët flasin për një qytet të rinovuar për ngjyrat, për ndërtesat që u rifreskuan dhe u vunë në kushte për t’i dhënë dekor qytetit dhe kryebashkiaku është një i ri i lindur më 1964, që është Edi Rama, i cili bëri 3 mandate. Ka një qeverisje të gjatë, më parë të kryeqytetit dhe më pas si kryeministër. Në sjelljen e tij, asgjë nuk është ngushtuar nga roli institucional.
Në konfliktin mes jetës dhe formës, secili nga ne është në dilemë. Mund të jesh artist jashtë dhe larg gjithçkaje, jashtë rregullave të shoqërisë, ose mund të bëhesh profesor, rektor, president i ndonjë institucioni, ose bën një karrierë institucionale.
Në rastin e Edi Ramës, artisti ecën përpara në dimensionin e tij, kandidon, fiton zgjedhje, por tek ai jeta është më e fortë se forma. Edi Rama reziston në identitetin e tij edhe përtej mandatit të tij. Nuk ka një formë që e ka zbutur, ka mbetur i egër, një i egër në sjelljen më logjike, në krijimtarinë, në instiktin e tij. Veprat e tij janë të strukturuara me një dhunë që i bën të duken si natyrë. Arti dhe natyra janë në të njëjtën marrëdhënie mes jetës dhe formës. Forma që ai i jep veprave të tij të artit duket si një natyrë fertile dhe që përsërit forma tipike të morfologjisë së florës. Janë lule mishtorë, sensuale.
Dhe kur e sheh në funksionin e tij, e kupton se në mendjen e tij, ka diçka që shkon përtej domosdoshmërisë për të zgjidhur dobinë ku orientohet politika për qytetarët. Të bëjë diçka që ka të bëjë me lumturinë e tyre, lumturinë për të jetuar. Të transformojë të padobishmen në të dobishme, të dëmshmen në të dobishme dhe të dobishmen në lumturi.
Nëse kjo është një anomali absolute, sa që unë vetë kam një përvojë të fundit, kur shkova ta takoj në Tiranë, kur pashë studion dhe zyrën, studio e artistit përkon me zyrën e kryeministrit. Atje ai pikturon. Ka një prapadhomë ku pikturon, dhe përgatit objektet, pikturat që mund të varen në mure, ose afresket. Në gjithë këtë, ai vazhdon një erozion vullkanik krijimtarie.
Qeveris dhe krijon. Nëse kjo habit, kush po i flet e kupton se për atë nuk mund të ketë një qeveri të mirë që nuk lidhet me bukurinë. Është një bukuri që duhet patjetër mbrojtur, në qytete që kanë mijëra probleme zhvillimi të pas Luftës, që ka qenë shpesh një zhvillim ivcerbër dhe destruktiv.Pra mbron Shqipërinë e tij të vogël, dhe sheh Italinë siç u përpoq ministri që u largua, që bashkë me mua u përpoq të mbronte La Spezian nga një kryebashkiak vandal që shkatërroi një shesh, për të bërë një lagje me parqe lojërash idiote, një mendje idiote, që dëshmon se Italia mund të jetë e plagosur, ose është ende në Liguria, për mungesën e zgjuarsisë të atyre që e qeverisin. Kështu që do të ishte diçka e shkëlqyer sikur Edi Rama të ishte kryeministri i Italisë.
Në këtë pikë më vjen keq që nuk jam shqiptar, e shoh Shqipërinë me zili dhe mund t’iu garantoj, jam i vetmi i mbijetuar nga ata të Republikës së Vjetër, kam një vajzë shqiptare, e cila është një e re tepër e zonja, studion në Itali në Bocconi. Ky është një fakt që më bën një të afërm të Edi Ramës, që është i kënaqur që është miku im, sepse i pëlqen Sgarbi pavarësisht këtij kaos ku është Italia sot.
Zemërgjerë edhe me armikun, e jashtëzakonshme. Pra një njeri forca dhe energjia e të cilit shkarkohen në faqe, që sjell dhe momente komike. Kur e sheh, thua kryeministri shqiptar që mund të bëjë ç’të dojë, që ka zbukuruar Tiranën, që ka përmirësuar vendin e tij, e sheh ende të inatosur, thua shyqyr. Do të thotë që nuk do të ndalet, do të ecë përpara, do të bëjë një revolucion shqiptar, dhe shpresoj që një ditë të pushtojë edhe Italinë. Do të doja që ne italianët të ishim koloni e Shqipërisë.