Aktualitet

Studiuesit: Vaksina e koronavirusit mund të mos jetë efektive te njerëzit që vuajnë nga obeziteti








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 11/08/20 |
mapo.al

Dihet se të qenit mbipeshë është një faktor kryesor rreziku për koronavirusin.


Por disa ekspertë të shëndetit kanë frikë se kur vaksina të bëhet e disponueshme, ajo mund të mos mbrojë njerëzit që vuajnë nga obeziteti.


Studimet e mëparshme kanë zbuluar se vaksinat për gripin dhe hepatitin B kanë qenë më pak efektive te të rriturit obezë, duke i bërë ata më të prirur ndaj sëmundjeve dhe komplikimeve të rënda.


Studiuesit teorizojnë një vaksinë COVD-19 mund të rezultojë po njësoj, duke lënë një nga pjesët më të rrezikuara të popullsisë të prekshme gjatë pandemisë.


“Nuk është çështje mosfunksionimi, është çështje efikasiteti. Me pak fjalë, vaksina mund të funksionojë, por mund të mos jetë shumë efektive”, -u shpreh Dr Chad Petit, nga University of Alabama në Birmingham për Daily Mail


Etiketa:

Pas