Duke nisur që prej ditës së sotme do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave. Por krahas nxehtësisë priten edhe stuhi afatshkurtra me breshër dhe bubullima.
Rrebeshet pritet të jenë më të rralla dhe më të izoluara të mërkurën dhe të enjten për t’u rikthyer fuqishëm nga e premtja deri në fundjavë.
Sa i përket bregdetit gjatë gjithë javës pritet mot kryesisht me diell dhe stuhi të rralla shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje, ku ato maksimale pritet të arrijnë deri në 32-33 gradë Celsius. Ndërkohë ulje e ndjeshme e temperaturave do të ndihet të dielën.