KMR

Stuhi e frikshme në zonat bregdetare, zbrazen plazhet (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:19 - 05/08/20 |
mapo.al

Moti i keq përfshiu gjatë natës vendin tonë. Era e fortë me rrebeshe shiu ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.


Zonat më të prekura janë ato të bregdetit. Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, dëme nga stuhia janë shkaktuar në plazhet e Vlorës, Dhërmiut dhe Himarës. Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe më dallgë të forta në det, duke bërë që pushuesit të largohen nga plazhet.


Autoritet kanë bërë thirrje që sidomos në zonat bregdetare të shmangen lundrimet në det.


“Si pasojë e motit të keq dhe detit me dallgë, Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese, (peshkarexha, motorë uji, e çdo mjet tjetër lundrues që përdoret me qëllim turizmi) të mos dalin në det deri në qetësimin e situatës”, njofton policia.


Stuhia la pas edhe pasoja në jetë njerëzore. Një grua në Himarë humbi jetën tragjikisht mes dallgëve, pasi ishte nisur me një varkë të vogël së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, për të tërhequr rrjetat e peshkimit.


Etiketa: , , ,

Pas