Mediat fqinje bëjnë me dije se një stuhi e madhe ka “paralizuar” Greqinë.
Mot i keq, me reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero ka bërë që autoritetet të mbyllin disa rrugë në periferitë veriore të kryeqytetit grek, duke përfshirë pjesë të autostradës kryesore Athinë-Selanik.
Ministria e shëndetësisë njoftoi se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 në rajonin më të gjerë të Athinës të Atikës dhe në ishullin e afërt Evia do të mbyllen në orën 15:00 të së hënës dhe do të qëndrojnë të mbyllura të martën për shkak të reshjeve të mëdha të borës.