Ekonomi

Stuhia që po vjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:02 - 13/03/19 |
Nga Klodian Tomorri

Nga Klodian Tomorri


Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar numri i të punësuarve në ekonomi u ul me 17 mijë vetë. Pra 17 mijë shqiptarë, që deri dje kishin një rrogë tani nuk e kanë më sepse kanë humbur punën e tyre.



Sipas INSTAT, rënia më e madhe e numrit të të punësuarve ka ardhur nga sektori privat jobujqësor, ndërsa pjesa tjetër i përket bujqësisë. Këto janë të dhënat administrative, që dalin nga listë-pagesat e dorëzuara te Tatimet. Shkurt treguesi më i besueshëm dhe me i pamanipulueshëm i punësimit.


Ne janar, të ardhurat e mbledhura në buxhet ishin 2.5 për qind më pak se sa janari i vitit të kaluar. Të dhënat paraprake sugjerojnë se performanca fiskale ka qenë e dobët edhe në shkurt, teksa qeveria duket se do të fillojë sërish të shtrëngojë rimbursimin e TVSH-së te biznesi për të kompensuar rënien e të ardhurave.

Të dy këta tregues si numri i të punësuarve ashtu dhe të ardhurat buxhetore bëjnë pjesë në klasën e të ashtuquajturave “leading indicators”. Unë nuk kam hasur ndonjë përshtatje të këtij termi në shqip, por leading indicators janë faktorët që i paraprijnë trajektores së ekonomisë. Kur ata përkeqësohen, ekonomia i ndjek nga pas, kur leading indicators përmirësohen, rritja ekonomie shpejtohet.

Të gjithë indikatorët “spiunë” sinjalizojnë se me gjasa ekonomia shqiptare ka filluar të ngadalësojë që në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Por problemi është se ky nuk duket një ngadalësim i përkohshëm.

Ngadalësimi në Eurozone dhe efekti, situata e rënduar energjetike paralajmërojnë kontraktim të ndjeshëm në ritmin e rritjes ekonomike. Të gjitha rrethanat sugjerojnë se ky vit do të jetë kopje e 2015-es. Teshtimat kanë filluar sakaq. Kolla vjen më vonë, kur të nisin shkurtimet buxhetore dhe fryrja e borxhit ndaj bizneseve.


Etiketa: , , , , ,

Pas