ShowBizz

“S’u përmbajta dot”/ Theu mikrofonin nga inati, rrëfehet Gaz Paja





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:44 - 10/06/19 |
mapo.al

Aktori i humorit Gaz Paja ka rrëfyer një incident që i ka ndodhur gjatë një interpretimi në skenën e spektaklit “Portokalli”. Në episodin e së dielës te “Sekretet e Portokallisë”, aktori i njohur tregoi se për një problem me muzikën në skenë ishte nxehur aq shumë sa që kur doli prej saj hodhi mikrofonin në tokë nga inati.


Gazi tha për moderatoren Ori Nebiaj se bëhej fjalë për një çështje teknike, në një moment kur presioni për të kënduar në një nga rolet e tij ishte tepër i madh.


“Pati një incident me mikrofonin, nuk e solli në parametrat e duhur, kënga u këndua. Unë mund të isha përmbajtur, se ashtu siç gaboj unë gabojnë dhe të tjerë. Nuk u përmbajta dot, hodha një mikrofon, ne nuk dështojmë në asgjë. Mund të ketë qenë çështje valësh, baze dhe kam thyer një mikrofon pas skene. Shpresoj mos të ma kenë futur në llogari”– u shpreh Gazi.


Gaz Paja është ndër aktorët më të vjetër të “Portokallisë”, i cili ka ardhur për publikun e gjerë me një sërë rolesh, shumica e të cilave është shoqëruar edhe me performanca komike në të kënduar.



Etiketa: ,

Pas