Aktualitet

“Subjekt i OFL”-Meta në konferencë me personazhin e videos: Si është e vërteta














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 22/04/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat tha se tensionimi i situatës në vend ka vetëm një autor, Edi Ramën. Kreu i Shtetit thotë se çdo person tjetër, është instrument i kryeministrit. Gjatë konferencës, pranë Metës ishte edhe Ramazan Topuzi, person i cili shfaqet në një video bashkë me Kreun e Shtetit, të cilin Rama e quajti subjekt të OFL






Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS.


“Jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i organizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit që dikur ka qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë tokën Ilir Meta dhe unë sqarova.

Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.



Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, deklaroi Meta.



Meta tha se fytyra e Ramës është vetëm mashtrimi dhe shpif për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

1


Etiketa: , ,

Pas