fbpx

Aktualitet

Sudan/ Ushtria vret protestuesit, 60 viktima





               Publikuar në : 14:49 - 05/06/19 |
mapo.al

Shkon në 60 numri i protestuesve të vrarë në kryeqytetin sudanez Kartum. Bilanci bëhët publik pas dy ditësh trazira, që nisën kur pjesëtarët e të ashtuquajturit Këshilli i Përkohshëm Ushtarak qëlluan mbi manifestuesit e paarmatosur.


Grupi paraushtarak është vënë në shënjestër të kritikave të forta ndërkombëtare. Megjithatë, një përpjekje e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në OKB për të dënuar dhunën u bllokua të martën nga Kina dhe Rusia.



Sudani është përfshirë nga trazira të dhunshme që prej fillimit të muajit prill, kur gjeneralët e ushtrisë njoftuan se kishin rrëzuar nga pushteti Presidentin Omar al-Bashir dhe se një Këshill Ushtarak do ta qeverisë vendin deri në zgjedhjet e ardhshme.


Por, protestuesit, të cilët deri në atë kohë e kundërshtonin Presidentin, i vijuan protestat për të kërkuar transferimin e plotë të pushtetit te një qeveri civile.


Etiketa: ,

Pas