Aktualitet

Suedi, parlamenti zgjedh kryeministren e parë grua














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:46 - 24/11/21 |
mapo.al

Parlamenti i Suedisë zgjodhi Magdalena Andersson si kryeministren e parë grua të vendit.






Ajo shërbente më parë në detyrën e ministres së Financave dhe në fillim të muajit nëntor u zgjodh kryetare e Partisë Socialdemokrate.


Zonja Andersson zëvendëson në të dy këto funksione, Stefan Lofven, i cili dha dorëheqjen më herët gjatë këtij viti.







Zgjedhja e zonjës Andersson në detyrën e kryeministres shënon një moment historik për vendin.




Prej dekadash Suedia është parë si një nga vendet më të përparuara të Evropës për sa i takon marrëdhënieve gjinore, por që ende nuk kishte zgjedhur një grua në postin e rëndësishëm politik./VOA



9



CLOSE
CLOSE
Pas