Aktualitet

Suedi – Shkon mbi 3 mijë numri i viktimave nga COVID-19





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:13 - 07/05/20 |
mapo.al

Agjencia e Shëndetit Publik në Suedi bën me dije se numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në vend ka shkuar mbi 3000 duke parakaluar kështu të gjitha vendet e tjera fqinje nordike.


Në 24 orët e fundit në Suedi 99 persona e humbën betejën përballë pandemisë së koronavirusit duke e çuar bilancin e viktimave në 3040.


24 623 persona raportohen të infektuar në Suedi deri ditën e sotme, 7 maj 2020.


Suedia ka mbajtur një qëndrim me masa shumë më të lehta kundër Covid-19 krahasuar me vendet e tjera europiane, duke lënë të hapura shkollat dhe shumicën e dyqaneve dhe restoranteve.


Ajo është fokusuar më shumë në masat e distancimit social dhe higjienën e mirë te qytetarët.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas