Aktualitet

Sukseset e Dua Lipës – Albumi i saj lë pas Ariana Grande dhe Taylos Swift














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:33 - 13/01/21 |
mapo.al

Dua Lipa nuk ndalet së korruri sukses në tregun botëror! E konsideroi si një nga momentet më të vështira publikimin e albumit ‘Future Nostalgia’, po me siguri këngëtarja nuk është më e këtij mendimi.





Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të lançonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi dhe ishte një nga vendimet më të mira që ka marrë.


Së fundmi, me anë të postimit në Instastory, artistja bëri të ditur se platforma Spotify, e renditi albumin “Future Nostalgia”, të dytin si më të mirin në botë.




Vendin e parë e mban albumi i Bad Bunny, kurse Dua ka lënë pas Ariana Granden, Pop Smoke, Taylor Swift, e shumë emra të tjerë.



Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

Lexo edhe :  Për herë të parë, Dua Lipa pozon për një revistë shqiptare

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas