ShowBizz

Sukseset e Dua Lipës – Këngët e yllit botëror në ‘Top List-in’ e Barack Obamës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:23 - 20/12/20 |
mapo.al

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur! Tashmë dihet se 25 vjeçarja me origjinë shqiptare është një ndër më të preferuarat në mbarë tregun botëror, madje këngët e saj i pëlqen edhe ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.






Ky i fundit ka ndarë në rrjetet sociale një listë me këngët e tij më të preferuara dhe më të dëgjuara të vitit që po lëmë pas dhe mes tyre është dhe kënga e Duas.


Bëhet fjalë për “Levitating” që u publikua 2 muaj më parë dhe është në bashkëpunim me DaBaby.





 



View this post on Instagram

 


A post shared by Barack Obama (@barackobama)

Kujtojmë se edhe në verë Obama ka krijuar një play listë me këngë të preferuara që e kanë shoqëruar gjatë karantinës. Teksa tregoi këngët në rrjetet sociale, në mesin e tyre ishte  edhe “One day” e Duas në duet me J Balvin dhe Bad Bunny.

Këto ditë pritet që shqiptarja të publikojë edhe këngën e fundit për 2020, për të cilën nuk ka ende detaje.

Ndonëse ky vit i ka falur shumë suksese e rekorde, kulmin Dua e arriti pak javë më parë kur u mësua se së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.

Ajo është nominuar gjashtë herë për kategoritë “Albumi më i mirë i vitit”dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future nostalgia,  “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start noë, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas