Këngëtarja Elvana Gjata është ndër më të preferuarat për publikun. Pas një ndërprerje nga projektet muzikore, Elvana u rikthye me një këngë që përflitet se është dedikim, i cili titullohet “Tavolina e Mërzisë”. Për vetëm 4 ditë kënga e saj është pëlqyer shumë dhe po arrin shifrën e 2 milion shikime në You Tube.
Kjo tregon qartë se Elvana Gjata i ka munguar të gjithëve. Këngëtarja e njohur dhe simpatike, ridoli në skenë pas disa muaj mungese, në festën e Pavarësisë së Kosovës, me 17 shkurt në një koncert në Prishtinë. Elvana u prit ngrohtë atje, dhe aktiviteti organizohej nën kujdesin e bashkëshortes së Kryeministrit Haradinaj. Mapo, solli fotot dhe videot e para të rishfaqjes në skenë të një prej emrave më të kërkuar e më të ndjekur të ditëve tona në muzikën shqiptare.
Më poshtë mund të ndiqni videot e rikthimit të Elvanës që solli MAPO;
Video ekskluzive/Elvana thyen skenën e Prishtinës, ja si është rikthyer këngëtarja
VIDEO/ Surpriza, si doli mbrëmë Elvana në skenë, duartrokitje dhe emocione
Etiketa: dedikim, elvana gjata, projekt, rikthim, rrjete sociale