Aktualitet

Sula i përgjigjet Brahos: Iku koha kur qytetarët jetonin si plehra…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:28 - 30/08/19 |
ro ot

Kryetarja e Autoritetet të Dosjeve, Gentiana Sula, ka gjetur një mënyrë për t’i kthyer përgjigje tërthorazi fyerjeve të deputetit socialist, Spartak Braho, gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Presidencë.






Në fjalimin e saj, në ceremoninë për nderimin e familjes së përndjekur Petrela, duke treguar historinë e gjyshit të saj, Sulejman Mara, të pushkatuar nga komunistët, Sula nënvizoi se: “Ka ikur koha kur qytetarët jetonin si plehra, tani është koha që qytetarët të trajtohen me dinjitet”.


Eshtë e qartë se kjo pjesë i adresohet pikërisht deputetit të PS, anëtar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.







Gazeta Mapo zbuloi dje një komunikim në grup të këtij komisioni, ku Spartak Braho, thotë për Gentiana Sulën, se ajo është një plehër.




Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve po informonte me anë të një shkrese anëtarët e këtij komisioni pikërisht për aktivitetin që po bëhet tani në Presidencë. Mesa duket, një foto të këtij dokumenti, një punonjës i Komisionit të Ligjeve e hedh në chatin e grupit, ku bëhet komunikimi.



Aty reagon Braho, i cili e cilëson Sulën, një plehër. I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Alimadhi, i cili protestoi për këtë fyerje ndaj kryetares së Autoritetit të Dosjeve. Më tej, Alimadhi, e denoncoi edhe publikisht në FB, këtë ngjarje.

 

Lexo edhe: 

Zbulohen mesazhet e Komisionit të Ligjeve, Braho fyen Gentiana Sulën

1


Etiketa: , , , , , , ,

Pas