Friday, March 31, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sula: Rama ka qëllim që ta kthejë Shqipërinë në “Republikën e Pleqve”

by us er1
22/09/2022
in Politika
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shkruan në rrjetet sociale se, të enjten denoncoi në Kuvend  shpopullimin e Shqipërisë.

Sipas tij, kryeministri duhet të ndalojë eksodin e madh, ose përndryshe Shqipëria do të quhet “Republika Pleqve”.



Sipas demokratit, koha nuk pret më për retorikë boshe e propagandë, ndërsa shtoi se Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar.

Postimi i Dashnor Sulës:

🔴Kryeministri Rama dhe qëllimi tij për ta kthyer “Shqipërinë në Republikën e Pleqve”

📍Në seancën e të Enjtes që shkoi, denoncova me të dhëna zyrtare shpopullimin e Shqipërisë. Përpos numrit të lartë të të rinjve dhe moshës vitale për punë që po emigrojnë drejt vendeve të BE si Gjermani, Francë apo Belgjikë, një destinacion shumë i lakmuar është bërë edhe Britania e Madhe. Të rinj, nëna me fëmijë të mitur kanë dalë në video teksa rrezikojnë jetë në Kanalin e Lamanshit drejt Anglisë.

📍 Së fundi, një nga mediat prestigjoze britanike “The Telegraph”, shkuan në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020”. E në një kohë që ky fenomen nuk ndalet, nuk do ishte çudi që deri në fund të vitit të kemi një dyfishim të ikjeve krahasuar me një vit më parë.

📍Kryeministri i propagandës na paska dhënë edhe një intervistë për “The Telegraph” ku i ka kërkuar të mos largohen por të investojnë parate e tyre në Shqipëri në turizmin rural. Kryeministri flet sikur ka ardhur në pushtet sot dhe jo sikur ka 10 vite në krye.

📍Do mbështesim të rinjt thot Kryeministri por çdo grant shkon për miqtë e qeverisë, për miqt e mazhorancës.

📍Mos u largoni thotë Kryeministri, por institucionet shtetërore që drejtohen nga të besuarit e tij kanë 9 vite që lejojnë pastrimin e parave të drogës dhe korrupsionit duke shkaktuar kështu falimentimin e bizneseve që mbijetojnë me punë të ndershme.

📍Mos ikni thotë Kryeministri, por në 9 vite e ka bërë Shqipërinë më keq se Kolumbia. Siguria e rendi publik është zero. Vetëm mbrëmë pati dy ngjarje kriminale. Një 19-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash. Ndërkohë në Korçë u plagos një tjetër.

🔴 9 vite në pushtet kjo mazhorancë ka dëshmuar se nuk ka luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ka flirtuar me to, e në disa raste si me inceneratrët edhe ka bashkëpunuar.

Koha nuk pret më për retorikë boshe e propagandë. Z. Rama duhet të ndërmarrë menjëherë hapa konkrete për të siguruar rendin në vend, të ndalojë eksodin e madh sepse ndryshe Shqipëria do quhet ndryshe “Republika Pleqve”.

Tags: Republikën e Pleqve

JU SUGJEROJME

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
Kryesore

Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm

30/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Protesta e opozitës/ The Washington Post: Opozita shqiptare kryeson protestën kundër qeverisë
Kryesore

Berisha cakton protestën kombëtare të radhës, më 3 mars do të dalin sërish në Bulevard

14/02/2023
Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit
Politika

Tentohet të çahet kordoni! FNSH përplaset me protestuesit

13/02/2023
Next Post
Përse shqiptarët s’e besojnë qeverinë kur thotë se do t’i ndihmojë që të hapin biznese

Përse shqiptarët s’e besojnë qeverinë kur thotë se do t’i ndihmojë që të hapin biznese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Igli Cara: Porti i Durrësit është afera më e madhe, qyteti i pajetueshëm
  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In