Në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Libi kanë humbur jetën të paktën 40 persona, për shkak të një sulmi ajror, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë 80 të tjerë janë raportuar se janë plagosur nga shpërthimi. Sipas raportimeve të para, shumica e të vrarëve mendohet se janë emigrantë afrikanë.
Vendi është shkatërruar nga dhuna që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.
Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP se “120 emigrantë kishin qenë në një hangar i cili ishte goditur drejtpërdrejt nga sulmi ajror”.
Qeveria e OKB-së ka fajësuar ushtrinë kombëtare të Libisë (LNA) për sulmin e së martës në periferinë e Tajoura.
Në një deklaratë, kryeministri Fayez al-Serra tha se “sulmi ishte i paramenduar dhe e denoncoi si një “krim urrejtjeje”.