Tetë persona janë plagosur me thikë në një sulm të dyshuar terrorist në Suedi.
Ngjarja ka ndodhur në Vetlanda, ndërsa bëhet me dije se një i ri, rreth të njëzetave ka sulmuar me thikë disa qytetarë.
I riu u qëllua në këmbë nga policët dhe është dërguar në spital. Sipas mediave suedeze, disa prej personave janë plagosur rëndë.
Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia po e heton si “sulm terrorist”.