Sunday, February 5, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Sulm me armë në një shkollë fillore në Teksas, 19 fëmijë mes të vdekurve

Personi i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore, ku mësojnë fëmijë të moshës 7 deri në 10 vjeç

by us er1
25/05/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Nëntëmbëdhjetë fëmijë të vegjël dhe dy të rritur kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksasin jugor.

Personi i armatosur hapi zjarr në shkollën fillore Robb, ku mësojnë fëmijët e moshës 7 deri në 10 vjeç, në qytetin e Uvalde. Autori u vra më pas nga forcat e rendit.



I dyshuari 18-vjeç, kishte një pistoletë, një pushkë gjysmë automatike AR-15 dhe karikatorë me kapacitet të lartë, thonë hetuesit. Adoleshenti dyshohet se ka qëlluar gjyshen e tij para sulmit në shkollë.

Mediat lokale raportojnë se ai mund të ketë qenë një nxënës i shkollës së mesme në zonë.

Shefi i Policisë së Distriktit të Pavarur të Shkollës Uvalde, Pete Arredondo tha se të shtënat filluan në orën 11:32 me orën lokale të së martës dhe se hetuesit besojnë se sulmuesi “veproi i vetëm gjatë këtij krimi të tmerrshëm”.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se sulmuesi, të cilin ai e quajti si Salvador Ramos, braktisi një automjet përpara se të hynte në shkollë për të hapur zjarr.

Një nga të rriturit e vrarë ishte një mësuese, e cila është identifikuar në mediat amerikane si Eva Mireles. Faqja e shkollës ku ajo punonte, tha se ajo ka një vajzë në kolegj dhe i pëlqente vrapimi dhe ecja.

Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i SHBA Joe Biden bëri thirrje për kontrollin e armëve.

“Sa shumë fëmijë të vegjël që panë atë që ndodhi, panë miqtë e tyre të vdesin, sikur ishin në një fushë beteje, për hir të Zotit,” tha ai. “Ata do të jetojnë me ato imazhe në pjesën tjetër të jetës së tyre.”

Ai urdhëroi që flamujt në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërtesat e tjera federale të SHBA-së të valonin në gjysmështizë për nder të viktimave në Uvalde.

Të shtënat në shkolla janë bërë emergjenca të përsëritura në SHBA, me 26 ngjarje të regjistruara vitin e kaluar, sipas EdWeek, një botim për arsimin.

Të shtënat e vitit 2012, në shkollën fillore Sandy Hook në Konektikat ishin sulmi më vdekjeprurës. Njëzet nga 26 viktimat ishin midis moshës pesë dhe gjashtë vjeç.

Duke folur në senatin e SHBA-së në Uashington DC të martën, senatori demokrat i Konektikatit, Chris Murphy iu lut kolegëve që të miratonin legjislacionin për kontrollin e armëve.

“Këta fëmijë nuk ishin të pafat,” tha ai. “Kjo ndodh vetëm në këtë vend. Askund tjetër, askund tjetër fëmijët e vegjël nuk shkojnë në shkollë duke menduar se mund të pushkatohen atë ditë.”

Por senatori i Teksasit, Ted Cruz hodhi poshtë thirrjet për kontrollin e armëve. Ai tha se kufizimi i të drejtave të “qytetarëve që i binden ligjit… nuk funksionon. Nuk është efektiv. Nuk parandalon krimin.”

Armët tejkaluan aksidentet me makinë për t’u bërë shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë në vitin 2020, sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) muajin e kaluar./Marrë me shkurtime nga BBC- Liberale.al

Tags: shkolle filloreSulm me armëTeksas

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Next Post
Si ushqehet shpirti krijues i sipërmarrësve në universitetet gjermane

Si ushqehet shpirti krijues i sipërmarrësve në universitetet gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In