Bota

Sulm me armë në Pensilvani, raportohet për disa viktima






               Publikuar në : 17:21 - 27/10/18 |
mapo.al

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Pittsburgh të Pensilvanisë në SHBA. Mediat amerikane raportojnë për 4 viktima.


Mësohet se një person ka hapur zjarr  drejt sinagogës ‘Pema Jetës’ në Wilkins Avenue. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg zonës, ku ndodhi ngjarja.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./BW/


Etiketa: , , , , , ,

Pas