Aktualitet

Sulm në Kabul, 12 viktima, mes tyre 2 ushtarë të NATO-s








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:03 - 05/09/19 |
mapo.al

Të paktën 12 persona janë vrarë, duke përfshirë një ushtar amerikan dhe një rumun, si dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me makinë-bombë në lagjen e ambasadave, ndërtesave qeveritare dhe selisë lokale të NATO-s në Kabul.


Militantët talebanë kanë marrë përgjegjësinë për ngjarjen e sotme. Ky është sulmi i dytë i madh i kryer nga talebanët gjatë kësaj jave në Kabul.


Një tjetër sulm i talebanëve me makinë-bombë i kryer në një tjetër provincë gjatë ditës, është raportuar të ketë vrarë të paktën katër civilë. Talebanët, që janë duke kërkuar largimin e trupave ndërkombëtare nga Afganistani, kanë pretenduar se të huajt janë në mesin e të vdekurve në sulmin e Kabulit.



Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, ‘Twitter’ se kamikazi ka vrarë “12 pushtues të huaj”. Në raportime është thënë se shënjestra ka qenë afër misionit të NATO-s. Përmes një deklarate, NATO ka thënë se dy anëtarë të misonit të saj, një rumun dhe një amerikan, “janë vrarë gjatë sulmit të sotëm në Kabul”.


Presidenti rumun, Klaus Iohannis e ka dënuar këtë sulm dhe ka theksuar përkushtimin e shtetit të tij “për të luftuar terrorizmin në nivel ndërkombëtar”. /Rel/



Etiketa: , , , ,

Pas