Aktualitet

Sulm terrorist natën e Kurban Bajramit në Afganistan, 17 viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 31/07/20 |
mapo.al

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në Afganistan pasi një bombë e vendosur në një automjet shpërtheu në provincën Logar.






Shpërthimi ndodhi gjatë një armëpushimi të deklaruar nga talebanët me rastin e Kurban Bajramit. Talebanët nuk e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa ISIS nuk ka dhënë asnjë koment ende.


Sulmi besohet të jetë bërë nga një kamikaz, tha Dedar Lawang, zëdhënësi i guvernatorit të Logar, për agjencinë e lajmeve AFP. Shpërthimi ndodhi pranë zyrës së guvernatorit ndërsa një numër jo i vogël personash po bënin pazare për festivalin.







Terroristët kanë goditur edhe një herë në natën e Bajramit dhe kanë vrarë një numër të bashkatdhetarëve tanë”, tha zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian.




Qeveria e Talibanit dhe Afganistanit kanë rënë dakord për një armëpushim tre-ditor duke filluar nga e premtja, dita e parë e Bajramit.

Lexo edhe :  Sulmi me shigjeta dhe harqe, autoritetet norvegjeze: Ishte terrorist


1


Etiketa: , ,

Pas