Të paktën gjashtë pjesëtarë të sigurimit humbën jetën nga një sulm terrorist që ndodhi në një pikë kontrolli në jugperëndim të Pakistanit. Sipas medies zyrtare Radio Pakistan, terroristët kanë sulmuar pikën e kontrollit në zonën Ziarat të provincës Balochistan, duke vrarë gjashtë pjesëtarë të sigurimit.
Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurimit kanë mbyllur zonën duke kryer operacione kërkimi për të kapur të dyshuarit.