Sulmet e Ramës – Basha: Edhe dy javë e gjysmë i kanë mbetur, taksirat…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me familje të njohura në zonën e Pazarit të ri në qendër të Tiranës.

Në bisedën që patën me Bashën, ata shprehën keqardhje për gjendjen e keqe që është sot Tirana dhe në përgjithësi Shqipëria.



Basha tha se në 8 vitet e fundit kryeqyteti ka pësuar shkatërrim të trashëgimisë kulturore, dhe kryeministri Edi Rama është fajtori i vetëm për mungesën e bilancit pozitiv.

Ai gjithashtu u ndal tek sulmet e këtij të fundit, duke thënë se edhe pak ditë kanë mbetur nga distancimi kundrejt premtimeve boshe.

Prandaj edhe dy javë e gjysmë, tre javë që kanë mbetur, taksirat, sa herë që do ta dëgjoni kujtohuni që gjithë atë gjuhë të mbushur me vrer, të mbushur me mllef, me sharje e ka për një arsye të thjesht, nuk ka çfarë t’i thojë shqiptarëve. Nuk solli asnjë përparim. Asgjë!” – u shpreh ndër të tjera Basha.

Fjala e kryedemokratit Lulzim Basha:

Ndihem shumë i nderuar, i privilegjuar që ndodhem në këtë tokë, në këtë shtëpi, në këtë djep të traditës të familjeve autoktone të Tiranës, në këtë djep të disidencës dhe të qëndresës dhe tamam në zemrën e zemrës të Tiranës. Në aspektin e trashëgimisë kulturore po zhduken monumente të qytetarisë, të kulturës dhe traditës, të Europianizmit të kahershëm për të cilën Tirana është krenare dhe tiranasit duhet të jenë krenarë dhe të gjithë kryeqytetasit duhet të jenë krenarë se Tirana është 5-fishuar në këto 30 vite tranzicion. Në radhë të dytë ky është motori i ekonomisë, jo vetëm i Shqipërisë por i ekonomisë kombëtare të kombit shqiptar.

Por, që motori të funksionojë siç duhet, duhet që bazat e ekonomisë të jenë të shëndetshme duke filluar me konkurrencën, me trajtimin e barabartë para ligjit, me respektin për pronën që është e shenjtë në ç’do shoqëri normale, me respektin dhe nderimin për punën, për djersën dhe për ata që prodhojnë apo që hapin vende pune, dhe më vjen shumë mirë që në këtë bisedë shumë prej jush e prekët planin tonë ekonomik.

Dua ta theksoj edhe njëherë. Jeni mësuar që këto 30 vite të dëgjoni premtime nga politikanët, jeni mësuar këto 8 vite të dëgjoni premtime pa doganë nga pala tjetër dhe sa herë që vjen koha për bilanc, nuk ka bilanc po dëgjoni sharje, fyerje në adresë të opozitës, në adresë të medias, në adresë të qytetarëve. E kam thënë dhe po e përsëris. Nuk kam për t’ju përgjigjur, megjithëse më thonë pse nuk i kthen përgjigje kur sulmon me atë gjuhë të ulët, me atë gjuhë të padenjë për median se nuk duhet ta dëgjojnë fëmijët, nuk duhet ta dëgjojë rinia. Është një gjuhë të cilën, ju jeni këtu mësues, ish-arsimtare, ish drejtues shkollash. Për atë gjuhë të nxjerrin nga klasa, të dënojnë, jo më të dëgjosh nga personi që akoma edhe për disa javë është në krye të qeverisë. Por unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem për një arsye të thjeshtë.

Unë e di arsyen pse e përdor atë gjuhë sepse ai do ti ‘iki bilancit, ai do t’i iki llogarisë me qytetarët, llogarive 8-vjeçare që ka hap kur premtoi 300 mijë vende pune, kur premtoi uljen e taksave për 97% të shqiptarëve, kur premtoi uljen e kostos së jetesës, shëndetësinë  falas, e shumë e shumë premtime të tjera nga të cilat jo vetëm nuk mbajti asgjë por shkoi në drejtim të kundërt.

Prandaj edhe dy javë e gjysmë, tre javë që kanë mbetur taksirat, sa herë që do ta dëgjoni kujtohuni që gjithë atë gjuhë të mbushur me vrer, të mbushur me mllef, me sharje e ka për një arsye të thjeshtë, nuk ka çfarë t’i thojë shqiptarëve. Nuk solli asnjë përparim. Asgjë! Përkundrazi tani e fajëson  Europën për dështimet e veta apo një forcë politike që ua ka demonstruar me vepra që sa herë ka pasur përgjegjësinë e qeverisjes ka prodhuar zhvillimin ekonomik, ka prodhuar investime në infrastrukturë që e kanë bërë sot Tiranën dhe  Elbasanin si dy lagje të një qyteti, apo që kanë lidhur kombin përmes Rrugës së Kombit dhe ka prodhuar të mira që sot i shijojmë të gjithë siç është lëvizja e lirë.

Nuk ra nga qielli, as lëvizja e lirë e shqiptarëve pa viza, as futja në NATO nuk ra si dhuratë nga qielli. Ishin pengesa të jashtëzakonshme  por ne i kaluam pa i bërë më të mëdha seç ishin, pa bërë teatër me to, pa i vënë fajin as Amerikës, as Europës, por duke ulur kokën, duke plotësuar kushtet, duke bërë reformat dhe ja ku jemi sot. Shqiptarët me pasaportën e tyre lëvizin si  qytetarë të lirë në Europë.

E prandaj ne e kemi provuar, ne e dimë rrugën që të çon drejt Europës dhe tani Partia Demokratike ka një ekip të ri, ka edhe një drejtues të ri në moshë, por që përvojën e kam, por të drejtuar drejt atij destinacioni ku jemi nisur në dhjetor të 1990-ës. Shumë prej jush mund të mos e kenë besuar kur folëm për lëvizjen e lirë se do të arrihej por ja sot e kemi arritur. Dhe sot po ju them kini besim që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur futjen e Shqipërisë në Europë  me të gjitha përfitimet ekonomike, financiare, pronësore, të dinjitetit, të kulturës, të dijes që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në familjen e saj natyrale, politike që është Bashkimi Europian.

Shpresoj  që pas 25 Prillit të jemi të gjithë bashkë dhe unë pastaj do të kem barrën, detyrimin bashkë me ekipin tim, t’iu përgjigjem e t’iu jap llogari  për të gjitha angazhimet dhe planit tonë, për të gjitha angazhimet që kemi marrë para pronarëve, para të përndjekurve, para studentëve, para sipërmarrësve, para fermerëve, dhe para çdo qytetari shqiptar.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252