Është arrestuar ditën e sotme nënkryetari i Partisë Demokratike të Dibrës, Ilir Hysa. Bëjmë me dije se Partia Demokratike në Dibër ka 3 nënkryetarë.
Hysa ishte i shpallur në kërkim për sulmet në KZAZ-në nr.19 në Dibër, më 28 qershor. Deri tani, për protestat dhe sulmet në KZAZ-në nr.19 në Dibër, janë arrestuar 16 persona.
Më herët është arrestuar kreu i PD-së Dibër, Korab Muça.