Aktualitet

Sulmi i Ndreut ndaj policëve, Bardhi: Duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 29/06/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me përplasjen e Pjerin Ndreut me disa efektivë policie. Këta të fundit e kanë kallëzuar edhe penalisht Ndreun.






Bardhi thotë se Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve. Numri dy i PD, thekson se ka ardhur koha të marrë fund modeli i politikës së lidhur me krimin.


Më tej, Bardhi shprehet se Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, ndërsa shton se ai duhet të jetë në burg pasi është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë.







Statusi i Gazment Bardhit




Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!



Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin.

1


Etiketa: , , ,

Pas